TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani cakton datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Osmani cakton datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor, duke e cilësuar këtë datë si më të përshtatshmen për procesin zgjedhor.

Në një konferencë për media, Osmani bëri të ditur se vendimi për shpërndarjen e Kuvendit u mor pas dështimit të tij për të zgjedhur Qeverinë dhe për të miratuar çështje me rëndësi urgjente.

“Para se ta nënshkruaj dekretin për shpërndarje, kam bërë përpjekjen e fundit që partitë të rikthehen në Kuvend për të miratuar zgjatjet buxhetore, në mënyrë që as pagat e qytetarëve tanë dhe as funksionimi i shtetit të mos bllokohen. Po ashtu, në rend dite ishte edhe pakoja presidenciale prej pesë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliard euro dhe çështje të tjera të rëndësishme, për të cilat kisha shpresuar për vullnet politik,” tha Osmani.

Ajo theksoi se pavarësisht bazës kushtetuese që lejonte vazhdimin e punës së Kuvendit, mungesa e vullnetit politik e bëri të pamundur miratimin e marrëveshjeve dhe të vendimeve të nevojshme.

“Ka ekzistuar baza kushtetuese e qartë që edhe pas dështimit të mandatarit të dytë, Kuvendi të mblidhej dhe të merrte vendime. Në mungesë të vullnetit politik, nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të nënshkruaja dekretin për shpërndarje. Është për keqardhje që nuk u arrit dakordim, jo për shkak të marrëveshjeve, por për mungesë vullneti,” deklaroi ajo.

Osmani theksoi se marrëveshjet që nuk u ratifikuan përfshinin mbështetje financiare për fëmijët, spitalet, bizneset, fermerët dhe kategori të tjera, ndërsa mosvotimi i tyre, sipas saj, dëmton qytetarët, jo partitë politike.

Duke folur për pasojat e mosveprimit institucional, Osmani paralajmëroi se humbja e fondeve ndërkombëtare dobëson pozitën e Kosovës.

“Një shtet që humb fondet e BE-së dhe Bankës Botërore humb edhe besimin e partnerëve. Një Kosovë e dobësuar është humbje për të gjithë. Thirrja ime për partitë është të zhvillojnë një fushatë dinjitoze dhe pas rezultateve të marrin përgjegjësinë që u takon,” tha ajo.

Presidentja konfirmoi gjithashtu se data 11 janar është përjashtuar si mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve, duke e lënë 28 dhjetorin si datën më funksionale për institucionet dhe për organizimin nga KQZ.

Tags: kuvendiTeve1Vjosa Osmanizgjedhje të reja
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK parandalon kontrabandën

Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK parandalon kontrabandën

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën