TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita kritikon Qeverinë për ngritje të çmimit të energjisë elektrike

Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës, ka filluar me seancë të jashtëzakonshme ku në rend të ditës ishte shqyrtimi i propozim-rezolutës nga partitë opozitare në lidhje me çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

Me akuza e kundër akuza ka nisur sesioni pranveror i punimeve në Kuvendin e Kosovës.

Me propozim rezolutë për energjinë elektrike dhe faturat e larta, në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës,  partitë opozitare kritikuan qeverinë për ngritje të çmimit të energjisë elektrike dhe subvencionet për qytetarët.

“Është e vërtetë se keni subvencionuar njerëzit po ju realisht subvencionimin e keni pas transferë për KESC-në dhe KEDS-in, ju i keni dhënë pare KESCO-së dhe KEDS-it, përmes qytetarëve të Kosovës, jo vetëm përveç subvencionimit të energjisë por edhe atyre 100 eurove të famshme”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kundërpërgjigje pati ministrja e ekonomisë.

“Me fol ju për fitimet e KEDS-it, e KESCO-së, ju që e keni privatizu një monopol naturorëm, kundër mendimeve të krejt ekspertëve, kundër mendimeve të neve që jemi sot këtu, nuk keni të drejt morale thjesht”, tha Artane Rizvanolli.

Sipas opozitarëve, qytetarët po ballafaqohen me ngritjen më të lartë të faturave të energjisë elektrike.

“Në prill të vitit 2015 Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin kishin thirrur protestë në qendër të Prishtinës për ta kundërshtuar mes tjerash edhe çmimin e lartë të energjisë elektrike. Sot çmimi i energjisë elektrike trefishi i asaj që ka qenë”, tha Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamntar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se “Ja ke lënë barrën çdo qytetari bre, një familje që e ka pagën mesatare që i merr 500-600 euro, 250 euro 200 euro me pagu çmimin e energjisë, po ku keni pa, ku keni ka kështu, çka po folni për çmime në energji kur asnjë sen nuk e keni bërë asgjë”.

Kurse sipas shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo seancë e thirrur nga opozita, nuk përmbajtje.

“Kërkesa e sotme për seancë të jashtëzakonshme nuk përmban asnjë risi nga opozita por është saktësisht kopje dhe përsëritje e të njëjtave kërkesa, nga vitet e kaluara kur situata me furnizimin me energji ishte shumë më dramatike dhe përkundër shumë vështirësive kemi pasur qeverinë e Kosovës mesa masave të shumta vazhdon ti qëndron afër qytetarëve të vendit”, tha ajo.

Për subvencionimin e qytetarëve në faturat e energjisë, ministrja e Ekonomisë, tha se do të vazhdojë edhe gjatë sezonit të dimrit.

“Deri në fund të trajtimit të aplikimeve rreth 30 mijë familje total, do të preken direkt nga ky subvencion pjesa më e madhe e këtyre pikërisht për ngrohje duke evituar faturat e larta gjatë dimrit”, u shpreh ajo.

Po ashtu në këtë seancë u kërkua të merret vendim për ndalimin e bllok tarifës nga ZRRE-ja.

“Lus zyrën e rregullatorit për energji që brenda afatit të arsyeshëm kohorë të marrë vendim për anulimin dhe heqjen e bllok tarifës për kualifikim e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjar”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Seanca e jashtëzakonshme përfundoi në mungesë të kuorumit për të hedhur në votim propozim rezolutën e opozitës për uljen e çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara

OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies

OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Këto janë “Top 10-shet” e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

Samsung i përgjigjet Dua Lipës pasi kjo e paditi për përdorim të imazhit

Samsung i përgjigjet Dua Lipës pasi kjo e paditi për përdorim të imazhit

Bitcoin qëndron nën 81,000 dollarë në pritje të bisedimeve Trump–Xi

Bitcoin qëndron nën 81,000 dollarë në pritje të bisedimeve Trump–Xi

Rutte në Davos: NATO është thelbësore jo vetëm për sigurinë e Evropës, por edhe të SHBA-së

NATO zotohet të mbrojë Ballkanin nga ndikimet destabilizuese

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Turneu Ndërkombëtar i Boksit për të Rinj U19 “Lah Nimani” do të mbahet më 16 dhe 17 maj

Turneu Ndërkombëtar i Boksit për të Rinj U19 “Lah Nimani” do të mbahet më 16 dhe 17 maj

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara

OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies

OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën