TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Opozita ka bërë komplot ndaj LVV-së” – Shkodra akuzon opozitën për bllokimin e zgjedhjes së presidentit

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
“Opozita ka bërë komplot ndaj LVV-së” – Shkodra akuzon opozitën për bllokimin e zgjedhjes së presidentit

Analisti politik Selam Shkodra ka komentuar krizën institucionale në vend, duke theksuar se moszgjedhja e presidentit dhe zhvillimet e fundit politike janë rezultat i taktizimeve të partive opozitare.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai foli për situatën e krijuar pas shpërndarjes së Kuvendit nga presidentja dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar dekretin.

“Paku për ta filluar procesin e zgjedhjes së presidentit nevojiten 80 vota dhe problemi ka ndodhur kur partitë opozitare kanë tentuar të paraqiten si pjesë e procesit, por në fakt nuk kanë kontribuar në asnjë formë. Kanë taktizuar përmes pjesëmarrjes në takimet e ftuara nga kryeministri, por pa vullnet real për zgjidhje”, ka thënë Shkodra.

Ai shtoi se kjo qasje ka ndikuar drejtpërdrejt në bllokimin e procesit dhe në krijimin e një krize politike.

“Në ftesat që i ka bërë kryeministri për të negociuar për t’i dhënë vendit presidentin, është taktizuar, që i bie se është komplotuar procesi i zgjedhjes së presidentit, me qëllim që të zvarritet apo të suspendohet rezultati zgjedhor i 28 dhjetorit 2025”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kjo situatë ka dëmtuar funksionimin normal institucional.

“Kjo i bie që është komplikuar dhe bllokuar procesi i zgjedhjes së presidentit, me qëllim që të zvarritet apo të suspendohet rezultati zgjedhor i 28 dhjetorit 2025”, u shpreh ai.

Shkodra kritikoi edhe qasjen e subjekteve politike gjatë negociatave, duke thënë se ato nuk kanë ofruar kontribut konkret.

“Palët kanë hyrë në proces pa dhënë asgjë dhe pa marrë përgjegjësi. Madje ka pasur kërkesa që të nënshkruhen lista pa emra për kandidatë potencialë për president, gjë që tregon mungesë serioziteti në këtë proces”, ka theksuar ai.

Tags: Kendi i debatitOpozitaSelam ShkodraTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në këto komuna po udhëheqin PDK, LDK e Aleanca

Në këto komuna po udhëheqin PDK, LDK e Aleanca

Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme

Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV prin në 21 komuna pas numërimit të mbi 90% të vendvotimeve

Aleanca kalon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

LDK përmbys rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

LDK përmbys rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Numërohen mbi 70 për qind, kjo është renditja e Aleancës

Numërohen mbi 70 për qind, kjo është renditja e Aleancës

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën