TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

by tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit pritet të përfundojnë “brenda disa javësh, jo muajsh”, dhe se Washingtoni mund t’i arrijë objektivat e tij “pa asnjë trupë tokësore”, transmeton Anadolu.

“Ne jemi përpara afatit në atë operacion dhe presim ta përfundojmë në kohën e duhur, brenda disa javësh, jo muajsh. Përparimi po shkon shumë mirë”, u tha Rubio gazetarëve para se të largohej nga Franca, ku mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës.

Ai shtoi se Washingtoni është afër arritjes së objektivave të tij dhe “përfundimit të asaj detyre”.

“Ky nuk do të jetë një konflikt i zgjatur”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje, duke pretenduar se SHBA-ja është përpara afatit në shumicën e objektivave, përfshirë dobësimin e kapaciteteve raketore, të dronëve dhe ushtarake të Iranit.

“Ne po i arrijmë të gjitha këto objektiva. Jemi përpara afatit në shumicën prej tyre dhe mund t’i arrijmë pa asnjë trupë tokësore”, theksoi ai.

Rubio paralajmëroi gjithashtu se një sfidë e menjëhershme pas operacionit mund të jetë përpjekja e Iranit për të vendosur një “sistem tarifimi” në Ngushticën e Hormuzit, duke e quajtur një veprim të tillë “të paligjshëm, të papranueshëm dhe të rrezikshëm për botën”.

“Është e rrezikshme për botën dhe është e rëndësishme që bota të ketë një plan për ta përballuar këtë”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe ndaj Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.

Të paktën 13 ushtarë amerikanë janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe konflikti ka rritur çmimet e energjisë dhe ka ndikuar në transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

“Cilido të jetë vendimi, të respektohet”, deklarata e ministrit të Drejtësisë së RMV për Gjykatën Speciale,

“Cilido të jetë vendimi, të respektohet”, deklarata e ministrit të Drejtësisë së RMV për Gjykatën Speciale,

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën