TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

O’Brien përmend veriun e Kosovës në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan

Situata në veriun e Kosovës vazhdon te jetë e brishtë. Këtë e ka cekur edhe diplomati amerikan, James O’Brien. E njohësit e çështjeve politike thonë që presidenti Vuçiq është inspiruar nga veprimet e Rusisë më ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

nga Shpat Blakcori
9 Korrik, 2024
0
A A
O’Brien përmend veriun e Kosovës në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan

Veriu vazhdon të jetë në perimetrin e situatës së ndjeshme.

Kështu e vlerësojnë gjendjen atje edhe diplomatë të nivelit të lartë.

Së fundi vetë Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, tha se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Andaj diplomati amerikan i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë procesin e dialogut për t’i përmirësuar marrëdhëniet.

“Jam i inkurajuar gjithashtu që ka pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe, me autoritetet e Kosovës, në përpjekje për t’i trajtuar rreziqet e dhunës dhe të rritjes së përplasjeve në veri të Kosovës. Mendoj se me këtë kemi një shans për procesin politik, që është dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian] plani evropian i rritjes ekonomike dhe gjërat e tjera për t’i trajtuar shkaqet e dhunës”, tha ai.

Se situata e sigurisë në veriun e vendit mund të përshkallëzoj e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Seb Bytyçi.

“Situata në veriun e vendit mund të përshkallëzoj në çdo moment sepse ka infiltrim nga strukturat e sigurisë nga Serbia të cilat mund të urdhërohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shkaktojnë tensione në pjesën veriore të vendit. Pra mund të ketë incidente të tilla siç ishte ajo në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator”, tha Bytyçi.

Tutje, Bytyçi i kujton disa deklarata të dhëna nga Vuçiq kur thoshte se po i pret ndryshimet gjeopolitike për të ndërhyrë në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pat deklaruar se po i pret ndryshimet politike për të ndërhyrë në veriun e Kosovës. Ai është inspiruar nga veprimet e Rusisë më ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë”, deklaroi profesori.

Edhe krerët shtetëror të vendit vazhdimisht e kanë theksuar se Kosova është e rrezikuar nga fqinji i saj Serbia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X