TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nxënësit dhe studentët bojkotojnë mësimin në Shqipëri, i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit

by teve1
39 minuta ago
0
A A
Nxënësit dhe studentët bojkotojnë mësimin në Shqipëri, i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit

Studentët e disa universiteteve dhe fakulteteve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë, në shenjë proteste pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë para Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë nisur drejt ministrisë, ku pritet t’u bashkohen protestuesve të tjerë në tubimin e paralajmëruar rreth orës 14:00.

Bojkotit i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani”, të cilët kanë ndërprerë mësimin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën “Tafaj”, në afërsi të shkollës së tyre, ka njoftuar media shqiptare A2CNN.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë, është vendosur një autobot me ujë, ndërsa forca të Policisë po pozicionohen në zonën përreth, në kuadër të masave të sigurisë për protestën e paralajmëruar.

Protesta e së martës para Ministrisë së Arsimit nisi në mënyrë paqësore, por më pas u përshkallëzua në përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Disa protestues shkulën pllaka trotuari dhe dëmtuan kangjellat e rrethimit të godinës, ndërsa hodhën gurë dhe vezë në drejtim të saj. Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa tensionet dhe episodet e dhunës vijuan deri në orët e mbrëmjes.

Për pasojë, disa persona mbetën të lënduar dhe morën trajtim mjekësor. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tre kalimtarë vijojnë të qëndrojnë në spital, ku gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në spital ndodhen gjithashtu tre protestues, të cilët paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin për trajtim, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në Siri, Libi dhe Jordani, 4 viktima

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në Siri, Libi dhe Jordani, 4 viktima

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë për sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës saudite

Studentët përshkallëzojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, hidhen sende të forta drejt policisë

Studentët përshkallëzojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, hidhen sende të forta drejt policisë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në Siri, Libi dhe Jordani, 4 viktima

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë përmbytje në Siri, Libi dhe Jordani, 4 viktima

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë pas propozimit të KGJK-së

Haxhiu: Kuvendi do të propozojë përfaqësues në grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë për sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës saudite

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Një i lënduar nga aksidenti mes dy veturave në rrugën Prizren–Prevallë

E FUNDIT: Konjufca në krye të grupit për ish-krerët e UÇK-së / Si vepron presidentja sot? | MESDITË

E FUNDIT: Konjufca në krye të grupit për ish-krerët e UÇK-së / Si vepron presidentja sot? | MESDITË

Studentët përshkallëzojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, hidhen sende të forta drejt policisë

Studentët përshkallëzojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, hidhen sende të forta drejt policisë

Nxënësit dhe studentët bojkotojnë mësimin në Shqipëri, i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit

Nxënësit dhe studentët bojkotojnë mësimin në Shqipëri, i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën