TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Nuk ka prova që i lidhin me veprën”- Avokatët e të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc kundërshtojnë aktakuzën

by Tëvë1
58 minuta ago
1
A A
“Nuk ka prova që i lidhin me veprën”- Avokatët e të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc kundërshtojnë aktakuzën

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, i cili po mbrohet në liri, nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që u ngarkohen.

Jovan Viqentijeviq ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ndihet fajtor për akuzat ndaj tij.

“Jo, nuk ndihem fajtor”, ka thënë ai.

Edhe Dragisha Viqentijeviq ka mohuar përgjegjësinë për veprat penale që i vihen në barrë.

“Nuk ndihem fajtor për veprat që më bien në barrë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Igor Dimoviq, i cili po mbrohet në liri, po ashtu është deklaruar i pafajshëm.

“Nuk ndihem fajtor për veprën që më vihet në barrë”, ka thënë Dimoviq.

Në fjalët hyrëse, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke deklaruar se aktakuza nuk përmban prova të mjaftueshme që i lidhin të akuzuarit me sulmin në Ibër-Lepenc.

Avokati i Jovan Viqentijeviqit, Nebojsha Vllajiq, ka kritikuar mënyrën e ngritjes së aktakuzës dhe ka thënë se Prokuroria nuk i ka marrë parasysh provat e propozuara nga mbrojtja.

“Ne kemi propozuar dhjetë prova dhe prokurori nuk e ka marrë asnjë. Thjesht nuk i ka interesuar se çfarë ka për të thënë mbrojtja. Këtu prokurorit i pengon që i pandehuri e shfrytëzon të drejtën e tij ligjore. I pandehuri do të flasë, do të deklarohet, por nuk do të flasë derisa prokurori i fsheh të gjitha, ashtu siç është përpiluar aktakuza në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Vllajiq.

Ai ka kundërshtuar edhe pretendimet lidhur me sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve.

“Mjetet që i bartin të pandehurit ai i quan të paligjshme, si thika, radio, maska apo uniforma, të gjithë kemi në shtëpi. Le ta sqarojë ai në arsyetim se çfarë ka pasur i pandehuri. Thotë që ka uniforma ruse, por nuk është asnjë. Është sllovene, është vërtetuar. Më shumë ka amerikane, por ato nuk i përmend. Ato konsiderohen uniforma të miqve të Kosovës. Por i përmend uniformat ruse, që në fakt nuk ekzistojnë”, ka deklaruar avokati.

Vllajiq ka kundërshtuar edhe akuzën për spiunazh ndaj Jovan Viqentijeviqit, duke thënë se, sipas tij, kjo akuzë është ngritur në mënyrë të paligjshme.

“Për veprën penale të spiunazhit është kualifikuar jashtëligjshëm. Ligji i mbron sekretet shtetërore e jo sekretet e KFOR-it. Nuk ka kurrfarë spiunimi aty”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për vlerën e dëmit të shkaktuar nga sulmi, duke pretenduar se shifra e paraqitur nga Prokuroria është e ekzagjeruar.

“Vlerësimi i dëmit që e ka pësuar ndërmarrja është i tepruar. Dëmi material është ai që është shkaktuar, e kam parë në TV dy-tri metra beton të dëmtuar. Kjo është dëm, kjo nuk kushton 337 mijë euro”, ka thënë Vllajiq.

Avokati i Dragisha Viqentijeviqit, Millosh Deleviq, ka deklaruar se Prokuroria nuk ka sqaruar se cili ka qenë veprimi konkret i klientit të tij në lidhje me sulmin.

“E dëgjuam fjalën e prokurorit dhe nuk më është e qartë se çfarë ka bërë Dragisha, çfarë konkretisht ka bërë atë ditë. Kjo aktakuzë dhe kjo çfarë deklaroi prokurori në fjalën hyrëse është përshkrim i ngjarjes së asaj dite”, ka thënë Deleviq.

Sipas tij, nuk është vërtetuar se si lidhet i akuzuari me vendin e ngjarjes.

“Supozohet se ekziston prova se dheu nga çizmet e tij është dhe nga vendi i ngjarjes, por nuk është vërtetuar në bazë të çfarë prokuroria pretendon se ato çizme janë të tij”, ka deklaruar ai.

Deleviq ka bërë të ditur se mbrojtja do të propozojë dëshmitarë dhe prova që, sipas tij, do të dëshmojnë alibinë e Dragisha Viqentijeviqit.

“Do të propozojmë së paku katër dëshmitarë që do të vërtetojnë alibinë e tij. Do të propozojmë së paku dy incizime, që do të kërkojmë që hyjnë në proces ani pse Prokuroria i ka në posedim. Në shqyrtimin kryesor do t’i kontestojmë edhe testet e ADN-së, do ta kundërshtojmë edhe ekspertizën për baltën në çizme. Dhe Gjykata do të vërtetojë se Dragisha nuk është fajtor për akuzat që i vihen në barrë”, ka thënë Deleviq.

Ndërkaq, avokatja e Igor Dimoviqit, Jelena Kripokapriq, ka thënë se klienti i saj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje dhe ka kundërshtuar cilësimin e sendeve të gjetura si armë apo pajisje ushtarake.

“I mbrojturi im në aktakuzë akuzohet për veprën penale armëmbajtje pa leje. Në aktakuzë dhe edhe sot në fjalën hyrëse të prokurorit dëgjuam se me rastin e bastisjes së shtëpisë së të mbrojturit tim, në dhomën e tij janë gjetur disa sende të cilat prokuroria i konsideron armë dhe pajisje ushtarake”, ka thënë Kripokapriq.

Ajo ka deklaruar se gjatë procesit do të provohet se bëhet fjalë për koleksionim të sendeve të vjetra dhe jo për pajisje që paraqesin rrezik.

“Gjatë procedurës do të ofrojmë prova se bëhet fjalë për koleksionimin e sendeve të vjetra, përkatësisht se i mbrojturi im është koleksionist i pasionuar i sendeve të vjetra, që përfshin edhe sende të amvisërisë së vjetra të cilat janë të rralla dhe se nuk bëhet fjalë as për armë e as për pajisje ushtarake”, ka deklaruar ajo.

Kripokapriq ka thënë se do të kërkojë që gjykata të sjellë aktgjykim lirues për klientin e saj.

“Do të provojmë përmes fotografive se sendet që janë gjetur nuk paraqesin kërcënim për askënd, janë pjesë të parëndësishme të ndryshkura, nga armë që kushedi se kur janë përdorur, dhe këtu nuk ka vepër për t’u dënuar. Sinqerisht mendoj se prokurori nuk mund ta provojë fajësinë për këtë vepër penale. Pas dorëzimit të provave që i përmenda, Gjykata do të sjellë të vetmin aktgjykim të mundshëm, aktgjykim lirues”, ka thënë Kripokapriq.

Në këtë seancë kanë dëshmuar edhe përfaqësues të Ibër-Lepencit dhe persona të dëmtuar, të cilët kanë folur për pasojat e sulmit dhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën kritike.

Përfaqësuesja e Ibër-Lepencit, Nagjije Sadiku, ka deklaruar se shpërthimi ka shkaktuar pasiguri dhe frikë te punëtorët që kanë intervenuar në terren.

“Ibër-Lepenci përpos që ka pasur një sfidë shumë të madhe në ditën e ngjarjes, ka pasur edhe rrezikime dhe frikë të krijuar për punëtorët në terren, pasi shpërthimi ka qenë shumë i madh dhe ka dëmtuar infrastrukturën kritike me të cilën operon Ibër-Lepenci me furnizim me ujë industrial, ujësjellësat, KEK, Feronikelin dhe industritë e tjera”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa i dëmtuari Ernest Kërqeli ka thënë se sulmi ka rrezikuar një krizë të madhe energjetike dhe sanitare në vend.

“Vlen të theksohet se Kosova ka pasur mundësi që të hyjë në krizë të madhe energjetike dhe në krizë të madhe sanitare, si pasojë e mungesës së ujit për pije dhe të amvisërisë”, ka thënë Kërqeli.

Pas këtyre deklarimeve, Prokuroria ka vazhduar me paraqitjen e pretendimeve të saj. Prokurori Bekim Kodraliu ka deklaruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të paraqiten prova që, sipas tij, dëshmojnë për përfshirjen e të akuzuarve në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

“Do të vërtetohet se tre të akuzuarit bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit ushtarak, rreth 20 kg TNT, në kanalin e Ibër-Lepencit, duke shkaktuar dëmtime të rënda materiale, ndërprerje të furnizimit me ujë dhe duke rrezikuar seriozisht furnizimin me energji elektrike në nivel vendi”, ka thënë Kodraliu./teve1.info/

Tags: sulmi ne iber-lepencte akuzuaritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raportimi për të luftën në Kosovë sfidohet nga mungesa e specializimit

Raportimi për të luftën në Kosovë sfidohet nga mungesa e specializimit

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë strategjike, ajo po shkel zotimet

Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë strategjike, ajo po shkel zotimet

Pas Mitrovicës, edhe Podujeva lejon shfrytëzimin e parkingjeve të disa shkollave

Pas Mitrovicës, edhe Podujeva lejon shfrytëzimin e parkingjeve të disa shkollave

Trajneri i Norvegjisë ishte i vdekur klinikisht, familja po mendonte edhe për funeralin

Trajneri i Norvegjisë ishte i vdekur klinikisht, familja po mendonte edhe për funeralin

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet në Venezuelë shkon në 3.811

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet në Venezuelë shkon në 3.811

Therje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë

Therje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave

Raportimi për të luftën në Kosovë sfidohet nga mungesa e specializimit

Raportimi për të luftën në Kosovë sfidohet nga mungesa e specializimit

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë strategjike, ajo po shkel zotimet

Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë strategjike, ajo po shkel zotimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën