TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njëri nga të plagosurit në mjekim intensivë, bastisen pronat e të dyshuarve për rastin e Podujevës

Njëri nga katër të plagosurit të së enjtes në Podujevë, vazhdon të mbahet në mjekim intensiv në QKUK, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile. Policia e Kosovës bastisi pronat e të dyshuarve ku hasi në armë, karikator e municion.

by Fëllënza Krasniqi
51 minuta ago
1 0
A A

Njëri nga katër të plagosurit të së enjtes në Podujevë, vazhdon të mbahet në mjekim intensiv në QKUK, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile. Policia e Kosovës bastisi pronat e të dyshuarve ku hasi në armë, karikator e municion.

E gjitha kjo, si pasojë e një përleshje që ndodhi mes disa personave në sheshin kryesor të Podujevës.

Menjëherë në vendngjarje arritën organet e rendit dhe ekipet mjekësore.

Këta të fundit 4 të plagosurit, i transportuan me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga QKUK, thonë se njeri nga të plagosurit, ndodhet në Mjekim Intensiv.

“Pacienti A. I. (2000), i cili u pranua ditën e djeshme në Qendrën Emergjente, pas trajtimit fillestar të ofruar nga ekipi mjekësor, është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale për trajtim të mëtejmë. Sipas njoftimit nga Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale, pacienti është pranuar në gjendje emergjente dhe është trajtuar nga ekipi kujdestar i kirurgëve maksilofacialë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës predha është larguar me sukses dhe është realizuar trajtimi kirurgjikal i të gjitha dëmtimeve të evidentuara. Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësore. Ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar F. Z.  në Kirurgjinë Vaskulare,  A. Xh.  në Kirurgjinë Torakale dhe F. Z në Mjekimin Intensiv Qendror”, ka deklaruar Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse në QKUK.

Por, puna e organeve të rendit, nuk përfundoi me arrestimin e të dyshuarve.

Kjo meqë u bastisën edhe pronat e tyre, ku u gjetën armë, karikatorë e fishekë.

“Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i Policisë së Kosovës, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurtra me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë”, njofton Policia e Kosovës

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për “tëvë1” treguan se janë intervistuar dy të dyshuarit.

“Gjate ditës se djeshme, për shkak te gjendjes se tyre shëndetësore, te dyshuarit nuk kane qene ne gjendje te japin deklarate ne Policinë e Kosovës. Sot, pas konstatimit te mjekeve se gjendja e tyre shëndetësore mundëson dhënien e deklaratës, te dyshuarit A.Xh., dhe F.Z., janë ndaluar me vendim te Prokurorit te Shtetit. Sa i përket te dyshuarit te trete, ai ende nuk është intervistuar, sipas vlerësimit te mjekeve për shkak te gjendjes jo te mire shëndetësore”, zbulon Kaltrina Shala nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, motivi i kësaj përleshje ende nuk është bërë i ditur.

Por dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emocione të forta në betimin e oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Emocione të forta në betimin e oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Gjilani vazhdon me përforcime

Gjilani vazhdon me përforcime

Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në bregdetin e Vlorës

Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në bregdetin e Vlorës

Salah rikthehet në stërvitje tek Egjipti

Salah i prinë Egjipit ndaj Australisë

Ibrahimoviq me akuza të rënda për eliminimin e Kroacisë

Ibrahimoviq me akuza të rënda për eliminimin e Kroacisë

Emocione të forta në betimin e oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Emocione të forta në betimin e oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Si ndodhi plagosja në Podujevë, ku u përfshinë dajë e nip – detaje

Njëri nga të plagosurit në mjekim intensivë, bastisen pronat e të dyshuarve për rastin e Podujevës

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën