Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 17:30 në një qendër tregtare të destinuar për lojëra për fëmijë rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Aktualisht nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet për shuarjen e zjarrit.
Sipas pamjeve të siguruara, nga objekti është parë duke dalë një sasi e madhe tymi.




