TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim për shtetasin serb D.N., i dyshuar për krime lufte në Zhegër

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Caktohet seanca e rigjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj D.N., shtetas i Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë, më 30 prill 1999.

Sipas njoftimit të gjykatës, D.N., në kohën e krimit të supozuar, ka qenë komandant i Nënstacionit Policor në Zhegër të Gjilanit, dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar apo ndëshkuar autorët e masakrës në të cilën u vranë 13 anëtarë të familjeve Hyseni dhe Shabani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.N., në cilësinë e komandantit, duke shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, konkretisht nenet 86 dhe 87 të Protokollit Shtesë I të vitit 1977 të Konventës së Gjenevës së vitit 1949, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar apo ndëshkuar kryerësit e krimeve ndaj popullsisë civile,” thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se ishte lajmëruar përmes një letre nga të mbijetuarit D.H. dhe I.H., D.N. ka zgjedhur të largohet nga vendi i ngjarjes pa ndërmarrë masa të nevojshme apo të arsyeshme për të ndalur krimin, për ta hetuar apo proceduar penalisht.

“Në këtë mënyrë, i pandehuri është pajtuar me pasojën e dëmshme dhe ka vepruar në kundërshtim me përgjegjësinë e tij komanduese,” thekson gjykata, duke shtuar se këto veprime inkriminuese mbështeten nga deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve.

Gjykata ka vlerësuar se rreziku i arratisjes është real dhe i bazuar, duke pasur parasysh që D.N. është shtetas i Serbisë, dhe nëse lirohet, mund të shmanget nga drejtësia dhe të jetë i paarritshëm për fazat tjera të procesit penal.

“Pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj paraburgimi është masë e domosdoshme. Çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për mbarëvajtjen e procedurës penale,” thuhet në vendimin e gjykatës.

I dyshuari u arrestua para dy ditësh në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ndërsa tani ndodhet në paraburgim me vendim të formës së parë.

Tags: Gjykata Themelore ne PrishtineTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Aleanca paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend

Aleanca paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend

Haxhiu zhvillon takim koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, diskutojnë prioritetet dhe sfidat

Haxhiu zhvillon takim koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, diskutojnë prioritetet dhe sfidat

Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë zjarri ndaj një zyrtari nga kolegu i tij, i dyshuari arrestohet

Emisioni “Ditari” 09.11.2026

Presidentja Shiroka Pula takohet me ambasadorin italian, diskutohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja Shiroka Pula takohet me ambasadorin italian, diskutohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën