Mbrojtja civile e Arabisë Saudite ka konfirmuar se një person në guvernatoratin Taif është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga shrapnelat e një droni të rrëzuar, raporton Al Jazeera.
Autoritetet saudite thanë se droni ishte lëshuar nga grupi Houthi i Jemenit, sipas raportit.
Kjo është vdekja e parë e njoftuar në mbretëri këtë muaj që kur Huthët në Jemenin fqinj intensifikuan sulmet e tyre ndaj Arabisë Saudite.
Shrapnelat dëmtuan gjithashtu disa ndërtesa dhe automjete, tha agjencia.
Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën pas përgjimit të një droni në Taif të Arabisë Saudite









