TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një i vdekur pas përplasjes së kamionit në një stacion autobusi në Tel Aviv

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Një i vdekur pas përplasjes së kamionit në një stacion autobusi në Tel Aviv

Një person ka vdekur dhe të paktën 35 të tjerë janë lënduar pasi një kamion goditi një stacion autobusi në veri të Tel Avivit.

Policia izraelite e përshkroi atë si një “ incident terrorist”, pasi kamioni u përplas në një ndalesë pranë bazës ushtarake Glilot dhe selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad.

Autoritetet bënë të ditur se shoferi, i cili kishte nënshtetësi izraelite u vra nga të shtënat me armë nga një civil.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir tha se ky ishte një sulm i qëllimshëm.

“Siç tha shefi i policisë, ky incident është cilësuar si sulm dhe kështu duhet të hetohet. I jap mbështetje të plotë si policisë ashtu edhe qytetarëve që e vranë sulmuesin”, tha ai,raporton AP.

Sulmi, i cili la disa njerëz të ngecur nën automjete, ndodhi teksa izraelitët po ktheheshin në punë pas një pushimi njëjavor.

Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe grupi tjetër më i vogël militant, Xhihadi Islamik, mirëpritën këtë sulm të dyshuar, por nuk e morën përgjegjësinë për të.

Ndërkohë bëhet e ditur se drejtorët e CIA-s dhe agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad do të takohen sot me kryeministrin e Katarit në një përpjekje për të ringjallur bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Negociatat do të shtyjnë për një marrëveshje të re armëpushimi afatshkurtër dhe lirimin e disa pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli, raporton Reuters.

Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza thotë se rreth 43,000 njerëz janë vrarë në ofensivën njëvjeçare të Izraelit kundër Hamasit, e cila filloi kur militantët sulmuan Izraelin jugor dhe vranë rreth 1,200 njerëz më 7 tetor 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare Jarinje

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën