TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nisin homazhet në nder të Ismail Kadaresë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nisin homazhet në nder të Ismail Kadaresë

Homazhet po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku marrin pjesë familjare, miq, figura dhe personalitete të larta e dashamirës.

Kortezhi pritet të niset drejt varrezave të Tufinës në orën 12:30, ndërsa në orën 13:00 do të mbahen një minutë heshtje për nder të Kadaresë.

Kujtojmë se Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

Kolosi i letrave në gjuhën shqipe, Ismail Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë./topchannel

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme

​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

​DHTIK dhe Komuna e Podujevës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

​DHTIK dhe Komuna e Podujevës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Nuk i deklaroi në Doganë, ndalohet në Aeroportin e Prishtinës me 8 iPhone 18 në vlerë 15 mijë euro

Nuk i deklaroi në Doganë, ndalohet në Aeroportin e Prishtinës me 8 iPhone 18 në vlerë 15 mijë euro

​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme

​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin e OKB-së që pretendon se SHBA-ja ka kryer krime lufte në Iran

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin e OKB-së që pretendon se SHBA-ja ka kryer krime lufte në Iran

Adeyemi: Mund t’i fitojmë të gjithë titujt me Barcelonën

Adeyemi: Mund t’i fitojmë të gjithë titujt me Barcelonën

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Snapchat “i gatshëm” të kufizojë kohën e adoleshentëve në platformë

Arbër Hoxha drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Arbër Hoxha drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Leonora Jakupi tregon arsyen e ndërhyrjes në sy

Leonora Jakupi tregon arsyen e ndërhyrjes në sy

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën