Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.
Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe.
Në sallë janë 70 deputetë.
Ndërkohë, në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së, pasi kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Njëherësh, nuk janë as deputetët nga LDK dhe nga Aleanca.







