TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Nis seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Rasti përfshin pretendime të Prokurorisë Speciale për përfshirjen e Shehollit në veprime që, sipas aktakuzës, kanë synuar ndikimin në procesin zgjedhor në Kosovë, bashkëpunimin me një shërbim të huaj informativ, si dhe ushtrimin e presionit ndaj një biznesmeni.

Sipas aktakuzës, Agjencia për Siguri dhe Inteligjencë e Serbisë (BIA) i kishte dhënë Shehollit 5 mijë euro dhe materiale audio, me qëllim të ndikimit në zgjedhjet lokale, veçanërisht te komuniteti serb në Kosovë.

Prokuroria pretendon se, disa ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, Sheholli kishte pranuar materiale që përmbanin biseda audio dhe transkriptime të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, institucion i drejtuar nga Nenad Rashiq.

Sipas aktakuzës, synimi ishte që këto materiale të publikoheshin në mediat kosovare për të diskredituar zyrtarët dhe institucionet e Kosovës dhe, në këtë mënyrë, për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Në dokumentin akuzues thuhet se Sheholli ia kishte dorëzuar këto materiale gazetarit dhe analistit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej 1 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, ai e kishte udhëzuar Zekën edhe lidhur me mënyrën dhe kohën e publikimit të materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se Sheholli i kishte thënë Zekës se materialet i kishte siguruar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën