TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Ka rinisur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, ndërsa kanë mbetur edhe rreth një orë deri në përfundimin e afatit kushtetues.

Nëse nuk arrihet zgjedhja e kreut të shtetit brenda këtij afati, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) 15 nënshkrime për kandidatin e saj për president, duke e ftuar që të dalë me kundërkandidat ndaj Feride Rushitit.

Megjithatë, LDK-ja ka deklaruar se kjo kërkesë synon vetëm sigurimin e kuorumit, pa ofruar mbështetje reale për kandidatin e tyre.

Mungesa e deputetëve opozitarë ka bërë që seanca të shtyhet disa herë gjatë ditës.

Fillimisht e paraparë për në orën 10:00, ajo u shty për në 14:00 nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me arsyetimin për t’i dhënë kohë opozitës të marrë pjesë.

Në nisje të seancës së dytë, Haxhiu u bëri sërish thirrje deputetëve opozitarë që të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në votim, duke theksuar detyrimet ligjore të tyre.

“I lus ata që të vijnë në këtë seancë, ku si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës”, deklaroi ajo.

Pavarësisht kësaj, për shkak të mungesës së opozitës, seanca u ndërpre sërish dhe u njoftua vazhdimi i saj në orën 19:00.

Edhe pas rinisjes, punimet u ndërprenë përsëri për të njëjtën arsye, ndërsa kryeparlamentarja bëri të ditur se seanca do të vazhdojë në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues.

Deputetët e partive opozitare nuk morën pjesë në asnjërën nga seancat e ditës, duke vazhduar bojkotin e tyre, ashtu siç kishin bërë edhe më 27 prill.

Në atë seancë, Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Edhe pse pa kuorumin e nevojshëm, votimi u zhvillua, ku Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk mori asnjë votë, ndërkohë që një votë rezultoi e pavlefshme.

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të opozitës për të arritur një marrëveshje, por pa sukses.

Opozita i ka cilësuar ofertat e tij si joserioze dhe të papranueshme, duke iu përgjigjur me bojkot të procesit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën