TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis protesta e BSPK-së

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nis protesta e BSPK-së

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka nisur protestën në qendër të Prishtinës, raporton teve1.info.

Kjo protestë është duke u realizuar në kundërshtim të propozimit të qeverisë për pagën minimale dhe kërkesat e tyre për rritje të pagave në sektorë të ndryshëm të vendit.

Kërkesat e tyre janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe; Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Duke qenë se pjesë e BSPK është edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) dhe do të jenë pjesë e protestës, mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete nuk do të mbahet.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit se çdo orë e humbur mësimore do të zëvendësohet, por SBASHK-u ka thënë se asnjë orë nuk do të kompensohet dhe për dëmin e shkaktuar nxënësve përgjegjëse është ekzekutivi.

Masa për në vendgrumbullim do të lëvizë rrugës “Garibaldi” prej Bankës Qendrore në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe prej Katedrales Shën Nënë Tereza nëpër rrugën “Xhorxh Bush” në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Në ora 13:30 nis ecja nga vendgrumbullimi prej sheshit “Zahir Pajaziti” nëpër sheshin “Nëna Terezë” për tu ndalur në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për dy orë, nga ora 14:00 deri në ora 16:00 janë paraparë fjalime para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Më 12 maj është mbajtur grevë njëorëshe paralajmëruese por Qeveria e Kosovës nuk bëri asnjë lëvizje për të ndryshuar mendjen e sindikalistëve dhe kështu protesta është një tjetër veprim për kërkesat e tyre. Veprime të tjera sindikale janë paralajmëruar nëse Qeveria nuk fton të dialogojë përfaqësuesit e BSPK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Arrestohen tre persona në Mitrovicë të Jugut, dyshohen për vjedhje të rëndë në Trepçë

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person, dyshohet për marrje ryshfeti

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi del me njoftim, nesër vazhdon seanca konstituive

Të gjymtuarit në Gaza i drejtohen Adidas pas reklamës: Ju i injoruat viktimat dhe festuat vrasësin

Situata me zjarret në Shqipëri, 10 vatra ende aktive

Situata me zjarret në Shqipëri, 10 vatra ende aktive

Rutte: NATO duhet të “reagojë” ndaj shpenzimeve ushtarake të Rusisë

Duhet bërë më shumë për ta forcuar udhëheqjen e Evropës brenda NATO-s, thotë kreu i Aleancës

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person, dyshohet për marrje ryshfeti

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi del me njoftim, nesër vazhdon seanca konstituive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën