TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nis fushata “Festo me zemër…”, rreth 1500 armë ilegale konfiskohen çdo vit në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Nis fushata “Festo me zemër…”, rreth 1500 armë ilegale konfiskohen çdo vit në Kosovë

Kjo fushatë synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. Gjatë së enjtes u tha se çdo vit Policia e Kosovës konfiskon rreth 1500 armë ilegale. Këto të fundit po konsiderohen shkaktarët kryesorë për pjesën dërrmuese të vrasjeve dhe të krimeve në Kosovë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, përdorimi i armëve ilegale vazhdon të mbetet shqetësim për institucionet dhe shoqërinë kosovare.

“Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët që qarkullojnë në Kosovë janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërrmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimesh që kanë ndodhur, qofshin ato të dhunës në familje, grabitjeve dhe të krimeve të tjera. Në aspektin e parandalimit, përveç MPB-së edhe akterët e tjerë duhet të luajnë rolin në aspektin e vetëdijesimit për pasojat që vijnë nga mbajtja e me të gjitha agjencitë e saj, edhe akterët e tjerë duhet të luajnë rolin e tyre në aspektin e vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë, lidhur me pasojat që mund të vijnë nga posedimi i paligjshëm dhe veprimeve të kundërligjshme në përgjithësi”, ka thënë Gashani.

Në lansimin e fushatës “Festo me zemër, jo me armë”, Gashani shtoi se kapacitet e Kosovës në fushën e kontrollit janë duke u rritur.

“Policia e Republikës së Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme… Si rezultat i angazhimit profesional të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë ne kemi avancuar suksesshëm në aspektin e konfiskimeve të armëve ilegale dhe municionit. Gjatë vitit 2021, gjithsejtë janë konfiskuar 1280 armë dhe rreth 42 mijë rrathë municioni të kalibrave të ndryshëm. Në krahasim me vitin 2020, kur janë konfiskuar 1135 armë dhe rreth 32 rrathë të mocionit të kalibrave të ndryshëm”, ka shtuar Gashani.

Niels Knudsen nga UNDP tha se pothuajse çdo ditë po shënohen incidente që vijnë nga përdorimi i armëve. Sipas tij, çdo plumb i shkrepur ka një cak dhe kështu po shkaktohen edhe dëme në familje.

“Qarkullimi i këtyre armëve janë ata që shkaktojnë dhunën dhe pabarazinë dhe përmendim këtë si indikator global, si këto armë qarkullojnë dhe numri i tyre edhe pse është qarkulluar ato prapë shfrytëzohen në vepra të dhunës. Për shkak që siguria ka një ndikim të drejtpërdrejt në jetën apo në sigurinë e qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij shteti. Këto janë kushtet fondamentale për një prosperitet të një shoqërie. Diku rreth 150 mijë armë të paligjshme qëndrojnë në duart e popullit. Zëvendësministri e përmendi se sa përpjekje po investohen që të merren ato dhe hequr nga njerëzit, prapë ekzistojnë atje. Ato paraqesin një kërcënim për familjen dhe popullatën. Duke marrë parasysh që veprat penale që po ndodhin, shumica prej tyre kanë të bëjnë përmes përdorimit të armëve. Shohim edhe në shtëpi që dhuna familjare kurdo që përshkallëzohet, në shumicën e rasteve dhe gati çdo herë nëse gratë janë viktima, ajo armë që përdoret është ilegale”, ka deklaruar ai.

Përveç në Prishtinë, lansimi i kësaj fushate ka nisur edhe në Shkup dhe do të zgjas katër muaj. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza mbledh kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK

Hamza mbledh kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK

Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesit i integrimit të Kosovës

Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesit i integrimit të Kosovës

“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

Rrëfime për masakrën në Lagjen e Boshnjakëve, familjarët kërkojnë drejtësi pas 27 vjetësh

Rrëfime për masakrën në Lagjen e Boshnjakëve, familjarët kërkojnë drejtësi pas 27 vjetësh

Tottenhami, favorit për transferimin e Fisnik Asllanit

Fisnik Asllani synon Ligën e Kampionëve, flet për klubin dhe ëndrrën e Kosovës për Botëror

Arrin në nëntë numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Turqi

Arrin në nëntë numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Turqi

Hamza mbledh kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK

Hamza mbledh kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK

Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesit i integrimit të Kosovës

Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesit i integrimit të Kosovës

Irani pret delegacionin pakistanez të udhëhequr nga shefi i ushtrisë

Irani pret delegacionin pakistanez të udhëhequr nga shefi i ushtrisë

“Ditari” – 15.04.2026

“Ditari” – 15.04.2026

“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën