Është ora 9:30 e mëngjesit.
E 30 inspektorë te Inspektoratit Qendror i Punës, janë gati për terren.
Këta të enjten para vetës kanë një aksion të inspektimeve më përmasa të mëdha.
E përgatitjet për këtë duket se janë bërë me kohë.
Por, para se gjithçka të fillonte, u bë e ditur se ky aksion nuk do të përfundojë brenda një dite.
“Sot fillon një aksion 15 ditor në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ky aksioni përveç tjerash është edhe në kuadër të mandatin tonë ligjor siç e dini dhe një aksion i tillë dhe me 90% të angazhimit të kapaciteteve tona të burimeve njerëzore bëhet për herë të parë në kuadër të këtij institucioni. Qëllimi i ynë është të ushtojmë autoritet në kuadër të mandatit ligjor për punën tonë që e kemi të pacaktuar”, tha Kastriot Jashari –inspektor qendror i punës.
Nga këtu, inspektorët morën rrugën për në Prishtinë, Ferizaj e Fushë Kosovë.
Caku i parë i inspektorëve në Fushë Kosovë, ishte kjo vendpunishte.
Menjëherë, këtu hasën në mungesën të kushteve të punës.
“Duhet me qenë hapësirat e mbyllura në mënyrë që të mos vije deri tek ndonjë aksident”, tha Gëzim Sahiti-inspektor.
“Në objekt ka pjesërisht skele të vendosura…”, ishte vërejtja e inspektorit Kemajl Shabani.
Por këto nuk ishin të gjeturat e vetmet.
Në vend-punishten në Fushë Kosovës, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës vlerësuan së mungojnë kushtet bazike të sigurisë pasi lifti është i hapur dhe punëtorët janë të rrezikuar.
Pasi u evidentuan shkeljet, inspektorët kishin një kërkesë.
“E ndërpreni punën edhe zbriten gjithë poshtë”, tregoi vendimin inspektori.
Krejt kjo, pasoi me vendosjen e shiritit në vendpunishte.
Kjo e shtyri përfaqësuesin e kësaj kompanie, t’iu drejtohet me këtë ankesë.
“Nuk guxon me u prek shiriti as nuk guxon…”, tha inspektori.
“Çka me bo pllakës a me lënë në gjysmë së dëmet janë…”, ishte pyetja e përfaqësuesit të kompanisë.
Inspektori i dha përgjigje “Dëmet janë por mbi të gjitha është shëndeti i njerëzve. Ju e dini që këtë periudhë sa vdekjet i kemi pas pikërisht për shkak të këtyre masave”.
Të gjeturat sipas inspektorit, do të përfshihen në raport.
“Mungojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë përfshirë skelet, përfshire hapësirat që duhet të pastruar si dhe kontrolli e skelave. Pra duhet të bëhet një kontroll i skelave në mënyrë që të jenë të sigurta gjatë kësaj vend-punishte. Duhet të përkufizohen shkallët, jo ashtu me tela të armaturës”, tha inspektori Sahiti.
Në gjithë territorin e Kosovës pritet të angazhohen rreth 30 inspektorë të cilët do të punojnë me dy rotacione.






