TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nipi i Nënës Pashke e quan gjest të ulët hedhjen e gurit të saj në mbeturina

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Nipi i Nënës Pashke e quan gjest të ulët hedhjen e gurit të saj në mbeturina

Liridon Marku, nipi i Nënës Pashke, flet pas rastit kur guri i nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë, u hodh në mbeturina.

Lidhur me këtë, Marku, thotë se reagimi i organeve shtetërore ka qenë i menjëhershëm.

“Ka qenë i menjëhershëm reagimi i organeve shtetërore si i Policisë së Kosovës, Ministrisë, Komuna, ku e kanë bërë tërheqjen e tij nga mbeturinat dhe e kanë dërguar në Kompleksin Memorial në Meje. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës kjo është një zgjidhje e përkohshme derisa të bëhet një zgjidhje e përhershme për atë guri”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Marku thotë se ende nuk është vendosur se cili do të jetë stacioni i fundit se ku do të vendoset guri.

“Nuk ka vendim se cili do të jetë stacioni i fundit i atij guri. Ne kemi thënë se guri e ka vendin aty, por tash do të vendos shteti se ku do ta vendosin. Ne familjarët nuk kemi ndonjë kërkesë specifike se ku me u vendos ai guri”, tha Marku.

Nipi i Nënës Pashke thotë se pronari i tokës në të cilën për 16 vjet ka qëndruar aty guri ka bërë kërkesë në tri vitet e fundit që ai të tërhiqet.

“Në tri vitet e fundit ai ka bërë kërkesë që me u largu guri, kinse ne po dëshirojmë që me ndërtu një kishë aty, po dëshirojmë me bë varre të katolikëve aty. Por është një gjë e pavërtetë, sepse kisha është 300 metra më larg, por se nga kush është i frymëzuar zotëri Bala mund të tregoi ai vetë, kush e ka shtyrë që e ka marrë një vendim të tillë”, tha ai.

Hedhjen e gurit në mbeturina, Marku e quan gjest të ulët.

“Duke e parë reagimin e qytetarëve, që ka qenë shumë i madh, për familjen është shumë më e rëndë, por jemi përmbajt me kërkesën e babës, jemi përmbajt e gjithë familja që mos të ketë as një ekses më të voglin. Gjesti i sotëm ka qenë gjest i ulët që e ka bërë, mbetet në ndërgjegjen e tyre”, shtoi ai.

Komuna e Gjakovës, pas hedhjes së këtij guri në mbeturina ka vendosur që ai të dërgohet Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

Më 27 prill 1999, forcat e Serbisë Nënës Pashke ia rrëmbyen, vranë dhe zhdukën me forcë dy djemtë. Gjovalini dhe Milani nga Korenica e Gjakovës, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i tyre, ku tri ditë më vonë, nëna Pashke dogji veten me benzinë, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhembjes për të bijtë./teve1.info/

Tags: Guri i Nënës PashkeKomuna e Gjakovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

“InfoNata” 27.08.2026

“InfoNata” 27.08.2026

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën