TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nimani: Aleanca është fituesja reale e zgjedhjeve të 7 qershorit

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Nimani: Aleanca është fituesja reale e zgjedhjeve të 7 qershorit

Profesori, Artan Nimani ka vlerësuar se Aleanca është fituesja e vetme reale e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Nimani ka thënë se këtë vlerësim e bazon në faktin se Aleanca jo vetëm që ka ruajtur rezultatin e saj zgjedhor, por ka arritur edhe ta rrisë përqindjen e votave krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas tij, Aleanca konsiderohet fituese edhe për shkak se kryetari i saj i ri, Ardian Gjini, ishte për herë të parë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore.

“Në të vërtetë, fituesi i vetëm real i këtyre zgjedhjeve është Aleanca, për faktin se Gjini ishte për herë të parë në garë si bartës liste dhe kandidat për kryeministër, duke arritur jo vetëm ta ruajë numrin e votave, por edhe ta rrisë përqindjen e rezultatit zgjedhor”, ka deklaruar Nimani.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se zgjedhjet e 7 qershorit dhanë një sinjal pozitiv, duke treguar se mbi 135 mijë qytetarë të Kosovës i thanë jo politikave mashtruese të qeverisë aktuale.

Sipas tij, një numër prej rreth 35 deri në 40 mijë votuesish i dërguan mesazh edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) se duhet të jetë më e kujdesshme në menaxhimin e partisë dhe në diskutimet për koalicionet me strukturat e saj lokale.

Ndërkaq, sipas Nimanit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti të konsolidojë votën e saj duke përfituar nga ndikimi i ish-presidentes Vjosa Osmanit.

Në fund, Nimani ka theksuar se rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë qartë se qytetarët nuk janë më të interesuar për lojëra apo retorikë politike, por kërkojnë dialog dhe bashkëpunim ndërpartiak.

Duke përshëndetur sjelljen e qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, ai ka shprehur shpresën se KQZ-ja do ta ruajë integritetin e procesit dhe nuk do të lejojë manipulime si ato që, sipas tij, kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

“Në plan të parë duhet të përshëndeten qytetarët për një proces zgjedhor shumë të qetë, demokratik dhe pa incidente. Shpresoj që KQZ-ja ta ruajë këtë standard të zgjedhjeve duke mos lejuar manipulime si në zgjedhjet e kaluara. Ky rezultat preliminar ka bërë të qartë se qytetarët nuk janë të interesuar për lojëra politike, por që partitë të ulen, të diskutojnë bashkërisht dhe të ndërtojnë institucionet”, ka përfunduar Nimani.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.

Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind./teve1.info/

Tags: AleancaArtan NimaniZgjedhjet e parakohshme parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haddad: Franca do të jetë me Kosovën në rrugën evropiane, por do të jetë edhe kërkuese për përmbushjen e reformave

Haddad: Franca do të jetë me Kosovën në rrugën evropiane, por do të jetë edhe kërkuese për përmbushjen e reformave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Bashkëjetesë me të mitur, arrestohen tre persona dy nga ta shtetas të Serbisë

Vazhdon gykimi për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër – Lepencit”

Vazhdon gykimi për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër – Lepencit”

Konjufca: Te LDK ka një gatishmëri për bashkëpunim, PDK qëndron në pozicionet e vjetra

Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje

Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje

Vërshime e vështirësi në qarkullim në disa zona pas reshjeve të shiut

Vërshime e vështirësi në qarkullim në disa zona pas reshjeve të shiut

Petkoviq: Nuk ka më dialog

Petkoviq vazhdon propagandën e Beogradit: Kontrollet rutinë të Policisë së Kosovës i paraqet si “represion” ndaj serbëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën