TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga Qeveria thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me administratën e Biden

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nga Qeveria thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me administratën e Biden

Të mërkurën në Zvicër, u takua me lider të shteteve të rajonit. Krejt këto takime, kryeministri Albin Kurti, i bëri në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Por biseda të këtij niveli, Kurti nuk pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ani pse qëndroi 18 ditë përtej Atlantikut, Kurti nuk shkeli në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe me këshilltarin kryesor të presidentit Biden, Jake Sullivan, u takua jashtë saj.

Arsyeja e kësaj sipas profesorit i shkencave politike, Dritëro Arifi, mund të jetë një lloj mosmarrëveshje mes shefit të qeverisë e Departamentit  Amerikan të Shtetit.

“Nëse nuk ka pas takim zyrtarë në State Departament, sidomos kishte me qenë i rëndësishëm me sekretarin Blinken, apo njërin nga ndihmësit e tij, po e ulim pak nivelin sepse po flasim për postin e kryeministrit, dhe mos përfshirja e ambasadës amerikanë në tërë vizitën e kryeministrit, atëherë kjo tregon që ka një keqkuptim apo një problem në komunikim”, ka vlerësuar Arifi.

Arifi po ashtu ka përmendur edhe disa çështje, që mund të lidhen më këtë.

“Mund të ketë qenë çështje që kanë mbetur pezull, siç është dialogu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe ndonjë çështje tjetër…”, shtoi ai.

Por nga zyra e kryeministrit, në një përgjigje për Tëvë1, e kanë mohuar këtë.

“Ne kemi bashkëpunim konstruktiv dhe jemi në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me administratën e Presidentit Biden dhe përfaqësuesit e shtetit amerikan në Kosovë. ShBA-ja është aleati ynë strategjik dhe historik ndaj të cilit kemi dëshmuar partneritet të besueshëm dhe të qëndrueshëm, së fundmi në rastin e strehimit e rreth 1500 refugjatëve afganë dhe me rreshtimin me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.

Ndyshe, Kurti gjatë vizitës në SHBA, është takuar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Policia ekstradon dy të kërkuar

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Policia ekstradon dy të kërkuar

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

​BE për qëndrimin e Serbisë ndaj Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës në kundërshtim me vlerat themelore evropiane

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën