TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për rastin e ‘Grupit të Intelektualëve’

by teve1
53 minuta ago
1
A A
Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar nga një muaj paraburgim për nëntë persona të pandehur, të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin-Potok, të njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin prej nëntë të pandehurve.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë. Ky vlerësim mbështetet në faktin se të pandehurit kanë nënshtetësi dhe vendbanim në Republikën e Serbisë, si dhe posedojnë pasaporta të Republikës së Serbisë, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit, me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të largohen dhe t’i ikin drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit, nëse lihen në liri, të ndikojnë në prova dhe dëshmitarë, duke penguar administrimin e drejtë dhe të plotë të provave, si dhe zbardhjen e plotë të gjendjes faktike.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, theksohet në fund të njoftimit.

Ndryshe, gjatë një operacioni të zhvilluar në Zubin Potok, nëntë persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile, thanë autoritetet mëngjesin e së dielës.

Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Prokuroria Speciale e Kosovës më vonë gjatë së dielës tha se të nëntë personat, me vendim të saj, janë ndaluar për 48 orë.

Ajo identifikoi të arrestuarit vetëm me iniciale: D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D, teksa listoi edhe se çfarë u sekuestrua si prova materiale gjatë kontrolleve në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Si prova, tha Prokuroria, u sekuestruan telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie, fishekë, katër predha, para të gatshme në vlerë prej 23 mijë eurosh dhe para të gatshme në vlerë pre rreth 60 mijë dinarësh serbë (rreth 500 euro)./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori britanik: Dënimet e fundit nuk janë gjykim ndaj shtetësisë apo sovranitetit të Kosovës

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet

Mbi 1 mijë euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

“Ditari”-29.09.2026

“Ditari”-29.09.2026

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për rastin e ‘Grupit të Intelektualëve’

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën