TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga 60 kërkesa për falje, presidentja Osmani fal vetëm një të dënuar

Gjatë vitit 2025, dhjetëra persona të dënuar iu drejtuan Zyrës së Presidentes me kërkesë për falje. Por nga 60 kërkesa të pranuara, vetëm një përfundoi me vendim pozitiv, ndërsa pjesa tjetër mbeti në proces shqyrtimi.

by TËVË 1
3 muaj ago
5 1
A A

Në tavolinën e Presidentes, gjatë vitit 2025, kanë mbërritur dhjetëra kërkesa.

E 60 prej tyre, ishin nga personat e dënuar në burgjet e Kosovës.

Të gjithë këta, po e synonin faljen e dënimit nga presidentja Osmani.

“Ju njoftojmë se gjatë vitit 2025, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka pranuar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kërkesa për falje të personave të dënuar. Prej tyre, gjatë vitit 2025 Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje ka shqyrtuar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për falje të personave të dënuar. Në këtë numër përfshihen edhe shtatëmbëdhjetë (17) kërkesa të bartura nga fundi i vitit 2024, kurse në pritje për shqyrtim nga Komisioni janë edhe njëzet e një (21) kërkesa tjera të cilat janë pranuar në këtë fundvit”, deklaroi zëdhënësi i presidentes, Bekim Kupina.

Por, nga 60 kërkesa të dorëzuara, u rekomuandan për falje vetëm dy të dënuar.

Ndërsa faljen presidenciale, e gëzoi vetëm njëri prej tyre.

“Komisioni me konsensus ka vendosur që nga këto kërkesa, të rekomandohen për falje dy (2) persona të dënuar, prej të cilëve Presidentja e Republikës së Kosovës ka falur një (1) person, kurse personi tjetër, gjatë periudhës së shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit ashtu siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi, jemi njoftuar se personit në fjalë veçse i është aprovuar lirimi me kusht. Gjatë këtij viti, nuk ka pasur rekomandime tjera për faljen e personave të dënuar nga ana e Komisionit”.

E njohësit e ligjit, thonë se falja presidenciale për të burgosurit, parashihet në Kushtetutë.

“Falja është një e drejtë ekskluzive e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe e përcaktume si e tillë me kushtetutë dhe çështjet procedurale janë të rregullume me ligjin për falje në 4-5 vitet e fundit kjo kompetencë, kjo e drejtë thuajse nuk është ushtruar fare dhe ky është një veprim dekurajues për personat e burgosur për personat e dënuar”, deklaroi avokati Ardian Bajraktari.

Por, cilët të dënuarit me burgim, mund të përfitojnë nga falja e presidentes?

“Një instancë e fundit përmes sjelljeve dhe veprimeve të tyre të mira do të mund të përfitonin nga një mekanizëm i tillë kushtetues dhe ligjor e që do konstatohej që është arrit qëllimi i cili ndër të tjera është që këta persona të ri edukohen, të ri socializohen dhe të jenë persona të dobishëm për shoqërinë pas përfundimit të dënimit”, tha Bajraktari.

Ndryshe, nga koha e ish-presidentëve, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi, me dekret presidencial janë falur mbi 300 persona.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Lëvizja Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në t’i propozojnë tre emra për president

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Lëvizja Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në t’i propozojnë tre emra për president

2 mijë e 827 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve

Me patentë-shofer të falsifikuar nga Serbia tentoi ta konvertonte në RKS, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën