TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike do të nis nga 1 prilli. Nga ekspertët kjo po shihet vetëm si një përditësim i tregut. Megjithatë, përfaqësuesit e bizneseve po vazhdojnë ta kritikojnë mënyrën se si po zbatohet ky vendim.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
1 0
A A

Nga një prilli, pritet që të nis faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Krahas një mijë e 300 bizneseve që kaluan në treg të hapur, pritet që ky numër të rritet.

Faza e dytë i përfshin bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë ose që kanë qarkullim vjetor më shumë se 10 milion euro.

Kësisoj, ajo se çfarë do të ndodhë nga një prilli shihet si përditësim i tregut të energjisë.

“Faza e dytë e kalimit të bizneseve në tregun e lirë të energjisë nuk lidhet me ndonjë reformë tjetër, reformë të re të liberalizimit të tregut të energjisë. Mirëpo, është vetëm një përditësim i listës së bizneseve të cilat i plotësojnë kriteret e mbi 10 milionë euro qarkullim apo 50 punëtorë. Ndaj ka mundësi që bizneset tjera të reja t’i keni plotësuar këto kritere, apo bizneset ekzistuese të cilat janë pjesë e tregut të lirë, të mos i plotësojnë më këto kritere prandaj edhe duhet bërë përditësimi i listës së këtyre bizneseve”, thotë njohësi i energjestikës, Adhurim Haxhimusa.

Mirëpo, edhe për këtë fazë të dytë, vazhdojnë kritikat nga organizatat pro bizneseve.

Sipas Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, liberalizimi i tregut veç i ka dëmtuar bizneset.

“Këta janë t’u e bo edhe fazën e dytë në mënyrë të fshehtë. Pra, asnjë konsultim s’ka, asnjë komunikim me Komitetin e Bizneseve nuk ka. Na kemi marrë prej palëve të treta informatën dhe iu kemi drejtuar zyrtarisht, për të kuptuar detaje se çka po dëshirojnë të bëjnë me këtë proces”, tha Ahmeti.

Ahmeti thotë se edhe në fazën e dytë, janë duke u përsëritur gabimet e fazës së parë.

“Ajo që është m’u shqetësu prej kësaj pune është që prapë forma e përzgjedhur nuk është ajo që duhet me qenë. Gabimet që janë bërë në fazën e parë, po vazhdojnë të bëhen edhe në fazën e dytë. Ju e dini shumë mirë se në dhjetor e në janar, gjitha bizneset e sidomos edhe këto që kanë dalë në fazën e parë në treg të hapur, 1300, janë përballur me reduktime të tmerrshme të energjisë”, deklaroi ai.

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk kanë treguar për numrin e bizneseve që i plotësojnë kushtet për kalim në treg të hapur, e të cilave do t’iu kushtëzohet furnizimi me energji elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Sulmi ndaj të moshuarës – Aurona Pelaj shpallet fajtore, Rexhepi e Kuçi lirohen

Sulmi ndaj të moshuarës – Aurona Pelaj shpallet fajtore, Rexhepi e Kuçi lirohen

Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema

Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema

Fermerët e qumështit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, derdhin qumësht

UEFA për vendimin kontrovers të FIFA-s për Balogun: U kalua vija e kuqe

Abdixhiku kujton heronjtë e Betejës së Loxhës: Gjaku për liri është amanet

Abdixhiku kujton heronjtë e Betejës së Loxhës: Gjaku për liri është amanet

Studentët e Kamenicës dhe ushtarët e KFOR-it bashkohen në një ditë aktivitetesh edukative

Studentët e Kamenicës dhe ushtarët e KFOR-it bashkohen në një ditë aktivitetesh edukative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën