TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nevojiten reforma legjislative për të krijuar vende të punës miqësore për familjen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nevojiten reforma legjislative për të krijuar vende të punës miqësore për familjen

Kështu u tha në konferencën me temë “Politikat miqësore për familjen dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe social”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të projektit “Më shumë zgjedhje: Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat”, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara(UNFPA) dhe mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Pjesëmarrës në konferencë ishin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Sandra Horina, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe një mori përfaqësuesish të tjerë institucional nga niveli lokal dhe qendror, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, kompani private, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë, të cilët u angazhuan në diskutimin shumë përmbajtjesor, ku u theksua nevoja për reforma të mëtejshme legjislative dhe të politikave për të krijuar vende të punës miqësore për familjen dhe për të ndikuar në balancin punë-jetë.

“Pas fjalëve hyrëse dhe prezantimeve, konferenca vazhdoi me dy diskutime shumë përmbajtësore në panel. Paneli i parë trajtoi hendekun e shkathtësive, ‘ikjen e trurit’ dhe sfida tjera dhe si ndikojnë ato në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa paneli i dytë trajtoi vendet e punës miqësore me familjen si zgjidhje e problemeve . Në këtë panel u shkëmbyen storiet e suksesit mes kompanive kampione ndërkombëtare dhe vendore të cilat janë në procesin e pilotimit të modeleve të vendeve të punës miqësorë me familjen si dhe u u prezantuan përditësimet rreth ligjit të ri të punës, procesi i draftimit dhe ndikimi potencial në sektorin privat. Kompanitë nga Kosova të cilat i janë përkushtuar kësaj iniciative janë: Gjirafa, Kivo, Cacttus, Raiffeisen Bank, Kosbit, Super Viva dhe Art House. Ajo që u dëshmua është se sektori privat ka shumë shembuj model dhe inspirues se si vendet e punës miqësore me familjen dhe implementimimi i politikave miqësore

krijojnë vende stabile të punës dhe mundësojnë tejkalimin e shumë sfidave me të cilat ballafaqohet sektori privat. Gjithashtu, u theksua se fuqia punëtore është aset dhe si e tillë duhet të trajtohet. Në anën tjetër është e rëndësishme që sistemi arsimor të reagojë në mënyrë më proaktive për të ndikuar në zvogëlimin e hendekut e shkathtësive, pjesë në të cilën edhe sektori privat ka rol të rëndësishëm dhe duhet të konsiderohet një ndër akterët kyç i cili dikton trendet e tregut të punës dhe kah duhet të orientohet sistemi arsimor. Natyrisht, u theksua edhe nevoja që paralelisht të punohet në politikat qeveritare që mbështesin sektorin privat dhe krijimin politikave miqësore për familjen”, thuhet në një komunikatë të OEK.

Objektiva kryesore e projektit të përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara është të krijohet një kuptim i përgjithshëm i politikave miqësore për familjen dhe angazhimi i sektorit privat si pionierët kryesorë të ndryshimit në funksion të avokimit, promovimit dhe implementimit të këtyre politikave./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën