TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nesër në PE votohet raporti për Kosovën

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Nesër në PE votohet raporti për Kosovën

Parlamenti Evropian do të shprehë keqardhjen e thellë për vitin e humbur në Kosovë si pasojë e ngërçit politik.

Do të paralajmërojë se edhe muajt në vijim do të jenë të humbur për shkak të procesit zgjedhor.

Si rezultat, vendi mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë brenda afateve të gjitha reformat e nevojshme dhe rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes financiare nga Plani i Rritjes.

Kjo, mes tjerash, thuhet në Raportin për Kosovën i cili do të votohet të mërkurën në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Autori i draftit të dokumentit, eurodeputeti Riho Terras, ka vlerësuar se, edhe pse të gjitha zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt, procesi normal politik është cenuar thellësisht.

Në raport mbështetet, mes tjerash, aplikimi i Kosovës për status kandidati dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që, pa vonesa të panevojshme, ta mandatojnë Komisionin Evropian për përpilimin e pyetësorit.

Gjithashtu, Këshilli i BE-së ftohet të veprojë me shpejtësi, duke përfshirë edhe dhënien e statusit të kandidatit Kosovës pasi të jenë përmbushur kriteret përkatëse.

Përshëndetet vendimi, ndonëse i vonuar, për heqjen e masave dhe thuhet se ato ishin në kundërshtim të qartë me angazhimin e demonstruar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përafrimit me politikat e BE-së.

Në dokument masat cilësohen të pajustifikuara dhe thuhet se ato kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë e Kosovës.

Vihet në pikëpyetje mungesa e transparencës dhe e parashikueshmërisë, informimi publik, si dhe kohëzgjatja e zgjatur e masave, pavarësisht se Kosova i kishte përmbushur kërkesat për heqjen e tyre.

Përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues.

Në këtë kontekst rikujtohet se dialogu mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës.

Ndërkohë, Kosovës dhe Serbisë u bëhet thirrje që të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i sjellë sa më shpejt para drejtësisë autorët e sulmit terrorist të vitit 2023 në Banjskë.

Shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, veçanërisht Milan Radoiçiqin./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hasani: Kosova me prezencë periferike në Davos

Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën