tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Nënshkruhet memorandumi për Evropianin e xhudos që do të mbahet në Prishtinë

tëvë1 nga tëvë1
23/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Është hera e parë në Kosovë që do të mbahet një ngjarje madhore në sportin e xhudosl. Të martën është nënshkruar memorandumi për organizimin e Kampionatit të hapur Evropian të xhudos, që më 16 dhjetor mbahet në Prishtinë.

Në Evropianin në konkurrencë të hapur do të garojnë xhudistet deri në 57 kilogramë dhe xhudistët deri 73 kilogramë. Pra xhudiste të tri kategorive të ndryshme do të garojnë për titull e po ashtu xhudistë të tri kategorive të ndryshme. Shpërblimi financiar është shumë atraktiv.

Memorandumi i bashkëpunimit për organizimin e Evropianit është nënshkruar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Atë e kanë nënshkruar ministri Hajrulla Çeku, kryetari i Federatës Evropiane të Xhudos, Laszlo Toth, dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

“Sukseset e xhudistëve të Kosovës në botë janë të mëdha dhe emocionet që na i dhurojnë nëpër gara ka ardhur koha të na i dhurojnë edhe në shtetin tonë. Më 16 dhjetor Prishtina për herë të parë do të jetë nikoqire e Kampionatit të hapur Evropian. Pra shteti ynë do të presë një ngjarje shumë të madhe sportive”, ka thënë ministri Çeku.

Sipas tij, përfitimet e Kosovës nga ky Evropian do të jenë në shumë drejtime. Çeku ka thënë se do të marrin pjesë xhudistë nga 40 shtete evropiane. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka premtuar organizime të tjera të mëdha.

“Do të jetë ngjarja më e rëndësishme e vitit 2023 dhe shpresoj që në vitin 2024 dhe më pas do të organizojmë gara të tjera të rëndësishme në kuadër të Federatës Evropiane të Xhudos dhe pse jo të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, ka thënë Agron Kuka.

Kryetari i EJU-së, Toth, është shprehur krenar që Kosova do të organizojnë Evropian. Ai ka vlerësuar xhudistët kosovarë.

“Në emër të EJU-së fillimisht dua të përgëzoj federatën kosovare për rezultatet e suksesshme në Olimpiadën e fundit. Ne jemi shumë krenarë për vendin tuaj, një anëtar i Unionit Evropian të Xhudos, i suksesshëm në garat ndërkombëtare. Organizimi i këtij Evropiani është nder dhe respekt i madh për Federatën e Xhudos së Kosovës”, ka thënë Toth.

Të ngjashëm

SPORT

Silva: Na ka munguar besimi

08/06/2023
SPORT

Llapi largon dy lojtarë

08/06/2023
SPORT

Nuk ia del Balliu, zëvendësohet nga Aliji

08/06/2023
SPORT

Bellingham kryen testet mjekësore

08/06/2023
SPORT

Liverpool zyrtarizon Mac Allisterin

08/06/2023
SPORT

Liria paralajmëron transferimin e ish-lojtarit të Monacos

08/06/2023

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
0

Një zjarr ka shpërthyer në Tregun Gjelbër në Prishtinë rreth orës 22:00. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së...

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
0

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të...

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
0

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.