TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin

by TËVË 1
5 muaj ago
2
A A
​Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin

Nëna e dy djemve binjakë të vrarë në Prizren, Mihrije Daçaj ka kërkuar edhe një herë burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin, i cili akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Pas përfundimit të seancës se sotme të Gjykatës së Apelit, ku është shqyrtuar ankesa ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e Millosh Pleskoviqit, nënë Mihrija ka thënë para mediave se “nuk kam pasur çfarë të shtijë në tokë”.

“Unë kërkoj burg përjetë, m’i kanë mbytur dy djemtë, në mal, pa kurrfarë… M’i kanë dërrmuar djemtë, nuk kam pasur çfarë të shtij në tokë”, ka thënë ajo.

Dënim të përjetshëm ka kërkuar edhe avokati Gent Gjini, i cili tha se ky krim është makabër.

“Sot Gjykata e Apelit ka mundësi që të vërtetojë gjërat, sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik të grupit të Arkanoviqëve, sepse zonjës Mihrije ja ka mbytur dy djem të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së qytetit dhe ai krim ka qenë makabër dhe dënimi prej 15 vjetësh është dënim i vogël, e diskriminimi më i madh është se ky po dënohet me ligj të Jugosllavisë e ne pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur e kemi Ligjin e Tribunalit të Hagës, ku këta kriminelë duhet të dënohen me dënim të përjetshëm sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi”, tha ai.

Në seancën e sotme, avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq, ka pretenduar se ky krim nuk është kryer nga Pleskoviqi./Sh.Pajaziti

Avokati Blend Gjini e ka konsideruar “tallje”, per çka paralajmëroi se nuk do të ndalen se kërkuari burgim të përjetshëm.

“Avokatja që e mbrojti kriminelin lufte vec na ka prezantuar foto, foto që ka qenë si turist ne Prizren. Do te thotë me këto foto ajo po dëshiron të tregojë se nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e civilëve. Paramendo, po vjen si turist kur ka pasur urdhërarrest, mandej ju ka zbuluar, dhe sot po na tregon avokatja se kam foto se unë kam ardhur si turist edhe çka është më e keqja po thotë ‘ka marrë shumë likes dhe komente nga komentues shqiptarë’, kjo është një tallje me ne, por ne nuk do të ndalemi derisa të kërkojmë burgim të përjetshëm”, përfundoi ai.

Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim, më 31 korrik 2025, ku i njëjti akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

Tags: Gjykata Themelore në PrizrenprizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Podujeva përkujton ditën e çlirimit dhe të rënët për liri

Kurti pas rezultateve: Fituam në 7 komuna, është sukses i VV-së

Kurti hesht për koalicion me LDK-në, mbeten të paqarta marrëveshjet për institucionet e reja

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burgim për sulm seksual, po kërkohej me urdhër gjykate

Kryeministrja e Italisë thotë se Trump “shpiku plotësisht” historinë për foton në G7

Kryeministrja e Italisë thotë se Trump “shpiku plotësisht” historinë për foton në G7

Ministri iranian paralajmëron SHBA-në ndërsa raportohen shkelje të armëpushimit në Liban

Ministri iranian paralajmëron SHBA-në ndërsa raportohen shkelje të armëpushimit në Liban

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Rezultat historik për volejbollistet e Kosovës

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Irani ankohet në FIFA

Irani ankohet në FIFA

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

SHBA dhe Australia kërkojnë fitoren e dytë

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Për Zvërnecin në Tiranë – Revolta që po sfidon qeverinë Rama sot në ditën e 20

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën