TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Zubin Potok hapet fabrika e prodhimit e transformatorëve elektrikë, e para e këtij lloji në Kosovë

Në Zubin Potok është hapur fabrika e parë kosovare për prodhimin e transformatëve elektrikë, “Electro Plus”. Fabrika që synon të punësoj banorë të zonës, është e para e këtij lloji në Kosovë.

by Florijeta Dernjani
45 minuta ago
8 0
A A

Ky është produkti final.

Deri të premten, Kosova u furnizua me transformatorë elektrikë nga jashtë vendit.

Por nga sot, nisi puna e fabrikës së parë të këtij lloji në vend, për projektimin dhe prodhimin e transformatorëve.

E veçantia është se fabrika u zgjodh të hapet në Zubin Potok.

“Fabrika jonë e re do të merret me prodhimin e mbështjellësve të transformatorëve, testimin dhe përgatitjen e tyre për treg të Kosovës. Ky produkt përdoret për çdo objekt, për çdo fabrikë, për çdo institucion të cilët e kanë shpenzimin shumë më të madh është i detyrum me ngjitë një transformatorë. Përpara jemi furnizu nga shtetet tjera, e tash po shpresojmë me furnizu tregun e Kosovës”, tha Hetem Tërllabuqi, pranor i ‘Electro Plus”.

Kapaciteti i një transformatori elektrik do të jetë nga 50 deri në 5000 kilovolt amper.

Në bazë të këtij kapaciteti, pronari i kësaj fabrike, Hetem Tërllabuqi, tregon se e synojnë edhe tregun ndërkombëtar.

“Për herë të parë me produkt tonin “Made in Kosova” me transformatorë këtë vit do të jemi në dy panaire ndërkombëtare. Kështu që, po shpresojmë që dashtë Zoti, do ta marrim ndonjë kompani ndërkombëtare dhe me bashkëpunu me ta dhe me ecë rrugës me ta ashtu qysh e kemi synuar” deklaroi Tërllabuqi

Duke folur për përzgjedhjen e Zubin Potokut si lokacion, Tërballuqi thotë se shpreson që të punësojnë banorë të këtij rajoni.

“E kena marrë e kena renovu qe 14 muaj, kemi punu rregullisht e vazhdimisht. Ka qenë në gjendje të tmerrshme. U kon në fillim sfiduese, por banorët na kanë pritë shumë mirë. Po shpresojmë që edhe ata kanë me punu këtu”, tha ai.

Fillimi i punës në këtë objekt në Zubin Potok, u bë pasi paraprakisht Agjencia Kosovare e Privatizimit ia dha kompanisë ElectroPlus për shfrytëzim.

“Një hapësirë që për vite ka qenë jashtë funksionit po shndërrohet në një qendër të re të prodhimit dhe punësimit. Kjo është mënyra se si një aset kthehet në vlerë. Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka mundësuar këtë hap përmes dhënies në dispoziocion të këtij objekti kompanisë ElectroPlus për zhvillimin e aktivitetit afarist”, deklaroi Hekuran Nikqi, kryetar i bordit të drejtorëve në AKP.

Inaugurimi i ElkektroPlus u bë një natë më parë, në mesin e familjes, shoqërisë e përfaqësuesve institucionalë.

“Transformatorët që ju do t’i prodhoni janë një komponent i pazëvendësueshëm në çdo sistem energjetik modern. Ato mundësojnë transmetimin dhe shpërndarjen e sigurt dhe efikase të energjisë elektrike, duke qenë hallka që lidhë pikërisht konsumatorin me prodhimin. Prandaj, fakti që Kosova do të ketë prodhim vendor të transformatorëve me kapacitete prej 50-5000 mijë kilovolt amper është një arritje me rëndësi strategjike për sektorin tonë energjetik”, tha Artan Rizvanolli, Ministre në detyrë e Ekonomisë.

“Hapja e një fabrike është lajm i mirë për ekonominë, sepse tregon se investimi, zhvillimi i biznesit, krijimini vendeve të punës janë të mundshme tanimë në çdo cep të Kosovës”, deklaroi Mimoza Kusari Lila, Ministre në detyrë e MINT.

Për sigurinë e kësaj ceremonie u përkujdes Policia e Kosovës.

 

 

 

 

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Vdes një person në Malishevë, i ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar

Shaip Muja thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Shaip Muja thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë”  – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

“Papuçja e shqyer sepse babi i tij nuk ka pas para me ble këpucë”  – 28 vjet që nga vdekja e Leotrim Ahmetit

Stacioni Policor i Malishevës del më efikasi në raportin e IPK-së, Komandanti: Jemi krenarë për të arriturat

Stacioni Policor i Malishevës del më efikasi në raportin e IPK-së, Komandanti: Jemi krenarë për të arriturat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën