Policia e Kosovës ka bërë të ditur se varrezat e Shipolit në Mitrovicë janë gjetur mbetje eshtërore të një personi që dyshohet se ishte i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të martën me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim janë kryer gërmimet.
“Zhabar, Mitrovicë 1998/1999. Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.







