TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në mungesë të pesë të akuzuarve, dështon seanca për krime lufte në fshatin Suhodoll i Poshtëm

by teve1
1 orë ago
0
A A
Caktohet 1 muaj paraburgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mungesë të të akuzuarve Radovan Apostoloviq, Bozhur Bishevac, Micko Kragoviq, Bogoljub Jevtiq dhe Ljubisha Simiq, ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin ku po akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Suhodoll i Poshtëm gjatë vitit 1999

Gjyqtari i rastit, Avni Syla tha se ndonëse të akuzuarit Radovan Apostoloviq, Micko Kragoviq, Bogoljub Jevtiq dhe Ljubisha Simiq janë ftuar në mënyrë të rregullt, por në fletëkthesë është konstatuar se ata nuk janë gjetur në adresat e tyre.

Gjykatësi Syla shtoi se fletëkthesat janë pranuar me vonesë, gjë që ka penguar verifikimin e mëhershëm të adresave.

Ndërsa për të akuzuarin Bozhur Bishevac, gjyqtari tha se në përgjigjen e fletëkthesës është konstatuar se “pala ka vdekur”.

Për të vërtetuar këtë informatë, gjykatësi Syla tha se do t’i drejtohet Zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme u shty për muajin shtator.

Për katër të akuzuarit tjerë, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese përmes Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Prezent në sallë ishte vetëm prokurorja Florie Salihu-Shamolli.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 shtator 2000 nga Prokuroria Publike e Qarkut, të akuzuarit Radovan Apostoloviq, Bozhur Bishevac, Micko Kragoviq, Bogoljub Jevtiq dhe Ljubisha Simiqi, akuzohen se gjatë kohës së luftës më 1999 i kanë shkelur regullat e së drejtës ndërkombëtare dhe me qëllim që ta shpërngulin plotësisht popullsinë shqiptare, së bashku me persona të tjerë të panjohur për momentin, të veshur me uniforma të ndryshme ushtarake, policore dhe paraushtarake, të gjithë të armatosur me armë zjarri, shfrytëzuan mungesën e fshatarëve të kombësisë shqiptare të fshatit Suhodoll i Poshtëm të cilët nga sulmet e ushtrisë dhe policisë serbe i kishin braktisur shtëpitë e tyre, dhe pas marrëveshjws paraprake, plaçkitën pasuri në shkallë të gjerë nga shtëpitë e këtij fshati dhe më pas me djegie i shkatërruan plotësisht këto shtëpi, me qëllim që t’ua bëjnë të pamundur pronarëve të këtyre shtëpive të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe ndërmjet tyre ndanë veprimet e kryerjes.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Micko Kragoviq, Bozhur Bishevac dhe Ljubisha Simiq më 31 mars 1999, në ora 16:00, kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit Fadil Emini në fshatin Suhodoll i Poshtëm, i kanë marrë të gjitha gjërat me vlerë, të cilat i ngarkuan në rimorkion e traktorit të të dëmtuarit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e të dëmtuarit.

Pastaj, me mjete të përshtatshme shtëpinë e të demtuarit Emini e dogjën në tërësi dhe e shkatërruan plotësisht, dhe me traktor gjërat e plaçkitura i dërguan deri në shtëpitë e tyre në fshatin Suhodoll i Epërm.

Gjithnjë sipas aktakuzës, po në atë ditë, nga shtëpia e të dëmtuarit Raif Braha në fshatin Suhodoll Poshtëm, morën një lopë dhe e dërguan në shtëpitë e tyre në Suhodoll.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga data 17 prill deri më 22 prill 1999, disa herë kanë ardhur në shtëpitë e të dëmtuarve Fehmi Emini, Behram Emini, Beqir Behrami, Mehmet Emini dhe të tjerë nga fshati Suhodoll i Poshtëm, i morën të gjitha gjërat me vlerë të luajtshme, ndërsa nga dyqanet dhe depot e pronarëve Ismail Kajtazi dhe Basri Aliu morën gjithçka, i ngarkuan në traktor në pronësi të të akuzuarit Micko Kragoviq dhe i dërguan në shtepitë e tyre në fshatin Suhodoll i Epërm, e më pas me mjete të përshtatshme i dogjën dhe shkatërruan plotësisht shtëpitë e këtyre të dëmtuarve.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit Radovan Apostoloviq, Bozhur Bishevac , Micko Kragoviq dhe Bogoljub Jevtiq, gjatë muajit prill 1999, disa herë erdhën në shtëpitë e të dëmtuarit Alush Alushi, nga fshati Suhodoll, hynë në oborr, depo dhe ambientet e shtëpisë, dhe disa herë morën mallra dhe gjëra me vlerë, konkretisht nga magazina një sasi të madhe qiri mę vlere 72.000 DM, 20 tonë patate me vlerë 10.000 DM, dhe sasi të tjera të mëdha mallrash me vlerë të papërcaktuar për momentin, nga garazhi dy automjete pasagjerësh, nga oborri dy traktorë, dhe të gjitha mallrat dhe gjërat i ngarkuan në traktorë dhe kamionë dhe i dërguan në shtëpitë e tyre.

Dhe se disa herë pas plaçkitjes së gjërave dhe mallit, me mjete të përshtatshme shtëpinë, garazhën dhe depon e të demtuarit Alushi, e dogjën në tërësi dhe e shkatërruan plotësisht.

Gjithashtu sipas aktakuzës, gjatë prillit të vitit 1999, në disa turne erdhën në shtëpitë e të dëmtuarve Fehmi Alushi, Lutfi Kajtazi, Murtez Aliu, Xheladin Kajtazi, Nexhmedin Kajtazi, Xhemajl Kajtazi, Basri Aliqi, Habib Kajtazi, Jahja Kajtazi dhe Kajtaz Kajtazi, të gjithë nga fshati Suhodoll i Poshtëm, hynë në shtëpitë e të dëmtuarve dhe i morën të gjitha sendet e luajtshme me vlerë, të cilat me traktorë dhe kamionë pasi i transportuan i dërguan në shtëpitë e tyre në fshatin Suhodoll i Epërm, e më pas me mjete të përshtatshme shtëpitë e këtyre të dëmtuarve plotësisht i dogjën dhe shkatërruan.

Me këtë, pesë të akuzuarit po ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krim lufte kundër popullşisë civile” nga neni 142, paragrafi 1. në lidhje me nenin 22. të KPJ-së. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

Policia apelon për kujdes pasi rruga Ferizaj–Gjilan është bllokuar nga reshjet e shiut

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

“Ditari”- 01.07.2026

“Ditari”- 01.07.2026

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën