TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në mungesë të Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës tash e 25 vite janë humbur shumë materiale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Në mungesë të Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës tash e 25 vite janë humbur shumë materiale

Dosja e parë e cila u dorëzua në Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës ishte dosja e fëmijëve të zhdukur gjatë periudhës 1998 – 1999.

E për këtë çështje kryetari i Këshillit Koordinues për të zhdukurit, Ahmet Grajqevci, shprehi shqetësimin e tij duke theksuar se në mungesë të Insitutit, tash e 25 vjet kanë humbë shumë materiale që e kanë dëshmuar krimin e Serbisë në Kosovë.

Sipas Grajqevcit në keto material të humbura ka pasë incizime, letra të shkruara e dëshmi të shumta të masakrave të kryetar por të cilat sipas tij, kanë humbur duke lëvizur nga vendi në vend.

“Në atë material çka nuk ka pasë, çdo gjë ka pasë. Ka pasë video incizime ka pasë material në letër të shkruara për çdo ditë se çka ka ndodhur dhe sa janë vrarë. Ka pasë incizime të ndryshme ka pasë mjete të cilat i kanë përdorë për masakra, të gjitha ato do të thotë aty kanë shumë, duke levizë prej një vendi në vend tjetër. Unë nuk e di unë po e them që kur është themeluar Instituti për Krime Lufte atëherë e kemi pas një kryetarë i cili është quajtur Bajram Krasniqi, avokat ka qenë, i kemi tubu i kemi përcjellë çdo gjë përmes kryetarit të komisionit. Çdo komunë e ka pas të ndarë pjesën e vet e tash ku ka mbet dhe si është humb ai material nuk e di por është mbajtë nëpër podrume dhe ndoshta e ka humb edhe efektin e vet”, tha Grajqevci në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Derisa apeloi te kryetarët e Komunave të cilat posedojnë material të tilla t’i dorëzojnë në Institutin për Krime Lufte.

“Materiale ka të mjaftueshme por ato nuk i dimë se ku kanë mbetë, të gjithë duhet të interesohemi. Ne një kopje e kemi lënë edhe nëpër komuna do të thotë mua po më qudisin një kopje ka shku në arkiv një kopje ka mbetë në komuna tash as në komuna nuk poi  gjejmë shumicën e dosjeve në komuna por apeloj nga kjo studio që të gjithë kryetarët e komunave që kanë materiale t’i dorëzojnë në Institutin për Krime Lufte sepse kanë qenë ato dhe unë gjith kam qenë në vëzhgim të dosjeve ku po mbesin”, shtoi ai.

Ndryshe që nga 17 shkurti 2024, secili qytetarët mund të dorëzojë materiale të mbledhura mbi krimet e ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë në Institutin e Krimeve të Kryera.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë ku u bë dorëzim-pranimi i dokumenteve të para.

“Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Krahas institucioneve shtetërore, nga sot dokumentuesit dhe hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se dokumentimi i krimeve të luftës ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen.

“Këto materiale do të arkivohen, do t’i shërbejnë institutit në hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Që sot ju ftoj të bashkoheni në këtë nismë. Mediat, gazetarët e qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura”, tha Kurti mes tjerash./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Vritet një person në Prishtinë

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Studentët shqiptarë në Shkup i shprehin kongresmenit amerikan shqetësimet për Jurisprudencën

Studentët shqiptarë në Shkup i shprehin kongresmenit amerikan shqetësimet për Jurisprudencën

Vritet një person në Prishtinë

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën