Në ditën e 15 të protestës, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave të Rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.
Djegia e koshave të mbeturinave është shoqëruar edhe me thirrjet: Kështu do të digjet edhe diktatura”, raporton A2 CNN.
Protesta një ditë më parë u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe me më pak pjesëmarrës, krahasuar me ditët e mëparshme.
Studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Këto mbeten thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët prej ditësh janë përfshirë në tubime dhe marshime në kryeqytet./teve1.info/




