TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në disa klinika të QKUK-së ka mungesë të sapunëve dhe çarçafëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Në disa klinika të QKUK-së ka mungesë të sapunëve dhe çarçafëve

Radio Evropa e Lirë në një artikull ka shkruar se kanë qëndruar për dy ditë në Klinikën e Kirurgjisë, dhe Klinikën e Pulmologjisë, dhe se këto gjësende thuhet se janë mungesë nga personat që janë të shtrirë atje, por edhe nga pjesëtarë të stafit që nuk deshën të identifikohen.

Ndërkohë, thuhet se kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë, Dafina Ramaj, i mohoi këto pretendime.

Në mes të nëntorit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) – përgjegjëse për inspektime të ndryshme sanitare në Kosovë – urdhëroi mbylljen e disa hapësirave në QKUK për shkak të, siç tha, mosplotësimit të kushteve higjienike-sanitare.

“Janë mbyllur këto hapësira: Klinika e Fiziatrisë, dy dhoma të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe reparti i oftalmologjisë”, konfirmoi Inspektorati Sanitar i AUV-it për REL-in.

Shërbimet e tyre janë bartur në klinika të tjera, derisa kushtet në hapësirat e mbyllura të përmirësohen.Sipas AUV-it, në disa klinika të QKUK-së ka edhe “mungesë të ujit të ngrohtë dhe të mjeteve për higjienë personale” – gjëra të cilat i vërejti edhe vetë ekipi i REL-it.

Si masa për rritjen e nivelit të higjienës, AUV-i, mes tjerash, kërkoi që të menaxhohet frekuentimi i vizitorëve në hapësirat e QKUK-së, si dhe të sigurohet ujë i ngrohtë aty ku mungon.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) – institucion përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve dhe blerjeve në QKUK – nuk dhanë përgjigje direkte në pyetjen se përse situata me higjienën në këtë institucion është e tillë.

“Sektori i prokurimit në QKUK ka iniciuar procedura për furnizim me material higjenik, për nevojat e klinikave dhe sektorëve në kuadër të QKUK-së, ku përfshihen: letër për duar, letër tualeti 100% celulozë e bardhë dhe shamponë për duar me shkumë”, tha drejtoria e përgjithshme e SHSKUK-së në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ajo nuk dha detaje se kur pritet të kompletohen këto furnizime.Për pastërtinë e klinikave në QKUK është e angazhuar edhe një kompani private, nga e cila konfirmuan se obligim kanë vetëm “largimin e mbeturinave nga repartet” dhe “pastrimin e dyshemeve dhe të dritareve”, shkruan REL.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit

​Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit

Ministri boshnjak kërkon anulimin e koncertit të këngëtares serbe në Sarajevë: Nuk ka vend për promovuesit e urrejtjes e mohuesit e gjenocidit

Ministri boshnjak kërkon anulimin e koncertit të këngëtares serbe në Sarajevë: Nuk ka vend për promovuesit e urrejtjes e mohuesit e gjenocidit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për dhunë në familje, dy viktima të përfshira në incident

Pala e dëmtuar kërkon nga Supremja t’i vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm Edmond Lajqit

Pala e dëmtuar kërkon nga Supremja t’i vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm Edmond Lajqit

Harry Kane në dyshim ndaj Ganës?

Harry Kane në dyshim ndaj Ganës?

Martinez i del në mbrojtje Ronaldos

Martinez i del në mbrojtje Ronaldos

Shefi i Pentagonit sulmon aleatët e NATO-s dhe njofton një rishikim të forcave amerikane në Evropë

Shefi i Pentagonit sulmon aleatët e NATO-s dhe njofton një rishikim të forcave amerikane në Evropë

“Mesditë”- 18.06.2026

“Mesditë”- 18.06.2026

Izraeli ndërpret kontaktet me Kaja Kallas pas krahasimit me aparteidin në Afrikën e Jugut

Izraeli ndërpret kontaktet me Kaja Kallas pas krahasimit me aparteidin në Afrikën e Jugut

Shakira fotografohet me aktorin e serialit të njohur të Netflix – dyshohet për lidhje mes tyre

Shakira fotografohet me aktorin e serialit të njohur të Netflix – dyshohet për lidhje mes tyre

​Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit

​Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën