TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

nga teve1
22 Prill, 2024
0
A A
Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

Jo më larg se muajin e kaluar, inteligjenca amerikane publikoi një raport, ku tha se “Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike, gjatë vitit 2024”.

Raporti i Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëroi se “udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorët e jashtëm i përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon”.

Në vazhdën e këtyre shqetësimeve, Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, i cili synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Njëra ndër hartuesit e projektligjit, senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara, qartazi, nuk do t’i tolerojnë përpjekjet për të minuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E kam shkruar këtë projektligj duke u përqendruar te mundësia për të thelluar përkushtimin dhe investimin tonë në rajon, përmes forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe për të vënë në pah mjetet që ka SHBA-ja për t’i dhënë përgjigje ndikimit keqdashës, korrupsionit dhe përpjekjeve tjera që synojnë t’i minojnë aspiratat demokratike të rajonit”, tha Shaheen.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se senatorët amerikanë janë të shqetësuar për rajonin që, pas pushtimit rus të Ukrainës, “është edhe më i rëndësishëm, por edhe më pak i qëndrueshëm”.

“Kjo është arsyeja përse elementet më të rëndësishme në projektligj janë ekonomike. Kodifikimi i autoritetit të sanksioneve kundër atyre që kërcënojnë stabilitetin dhe përfshihen në sjellje korruptive, dërgon një sinjal të fortë”, thotë Joseph.

Projektligji, mes tjerash, i kushton rëndësi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe thekson se dy vendet duhet të synojnë që menjëherë t’i zbatojnë detyrimet e dala nga Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kur të jetë shënuar përparim i mjaftueshëm në zbatimin e marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara duhet të mendojnë për nxitjen e nismave për t’i përforcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dyja vendet”, thuhet në projektligj.

Në një pjesë të tij flitet edhe për paqëndrueshmërinë në Bosnje e Hercegovinë, si pasojë e retorikës secesioniste të udhëheqësit serb, Millorad Dodik.

Veçohen, po ashtu, edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, të mbajtura dhjetorin e kaluar, si dhe parregullsitë e evidentuara në këto procese, duke vlerësuar se ato “shkaktojnë shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë” në këtë vend.

Projektligji kërkon që të gjitha këto çështje të adresohen dhe nxit SHBA-na që t’i ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë – në përmirësimin e funksionimit të shtetit ligjor dhe në bërjen e reformave.

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë për Exposenë se projektligji i ri vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Është një paketë që synon t’i rrisë lidhjet ekonomike me rajonin, por edhe levat e SHBA-së në ndjekjen e atyre që shkaktojnë telashe në Ballkan”, sipas tij.

Projektligji i ri amerikan, krahas paralajmërimeve për ndikimin e Rusisë në Ballkan, tërheq vëmendjen edhe për “ndikimin në rritje të Kinës”.

Kupchan thotë se nuk do ta konsideronte atë si “ndryshues loje”, por më shumë si “përpjekje për ta kthyer situatën në drejtim të duhur”.

“Dhe unë mendoj se leva më e fortë që kanë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është integrimi, është përmirësimi i mënyrës së jetesës, është ankorimi në institucionet atlantike – si në BE, ashtu edhe në NATO”.

“Unë mendoj se, në shumë aspekte, ky projektligj përçon mesazhin se ne jemi këtu, shikoni kah ne, mos e humbni besimin, mos e humbni shpresën, vazhdoni të lëvizni kah integrimi në institucionet atlantike dhe ne do t’ju ndihmojmë”, thotë Kupchan.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më shumë se dy vjet më parë, në Perëndim janë rritur shqetësimet se Kremlini mund të përpiqet të nxisë destabilitet në Ballkan, për të shmangur një pjesë të vëmendjes nga lufta e tij në shtetin fqinj.

Ka dyshime se aleatja kryesore e Rusisë në rajon, Serbia, është e përfshirë edhe në në një sulm të armatosur që ka ndodhur shtatorin e kaluar në Banjskë të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic kosovar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste ka thënë se Serbia, me “metodat” e presidentit rus, Vladimir Putin, përbën rrezik për Kosovën.

Por, me sa duket, ky perceptim është më i gjerë se kaq. Një sondazhi Institutit Ndërkombëtar Republikan në SHBA, që u publikua javën e kaluar, e nxori Serbinë si rrezikun më të madh për gjysmën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Në një dëshmi, ditë më parë, përpara Komisionit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan, komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli, fajësoi Rusinë për nxitje të tensioneve ndëretnike në Ballkan dhe tha se Serbia dyshohet se është e përfshirë në këto operacione ndikimi.

Ai tha se ka autorizuar tashmë dërgimin e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

“Kemi bërë një rishikim të planit dhe ai ka treguar se kemi nevojë jo vetëm për më shumë forca në rajon, por edhe për artileri më të rëndë të NATO-s. Trupat në Bosnje e Hercegovinë dhe ato në Kosovë duhet të përforcohen për vëzhgim, për zbulim dhe për monitorim kërcënimesh”, tha Cavoli.

Në një artikulltë publikuar në fillim të këtij muaji në Bloomberg, ish-komandanti i forcave aleate të NATO-s për Evropën, James Stavridis, shkroi se, krahas forcave shtesë stabilizuese në rajon, NATO-ja duhet ta ketë parasysh edhe të ashtuquajturën luftë hibride të Rusisë.

“Putin është i mirë në përdorimin e mediave sociale, fushatave të dezinformimit dhe propagandës pro-ruse, për të krijuar tensione jashtë kufijve të tij. NATO-ja duhet t’i shfrytëzojë rrjetet e veta të informacionit, për t’i ekspozuar dhe kundërshtuar këto narrativa të rreme”, tha Stavridis.

Në këtë frymë, edhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, duke folur javën e kaluar në mbështetje të ndihmës për Ukrainën, tha se nëse Putin lejohet, ai do të vazhdojë të marshojë nëpër Evropë.

“Mendoj se mund të shkojë edhe në Ballkan”, tha Johnson.

Projektligji amerikan për Ballkanin Perëndimor, i titulluar “Akti mbi Demokracinë dhe Përparimin në Ballkanin Perëndimor”, zëvendëson një projektligj të ngjashëm që i është propozuar Kongresit amerikan në gusht të vitit 2022.

Për t’u shndërruar në ligj, ai duhet të miratohet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, përpara se të nënshkruhet nga presidenti amerikan.

Kupchan thotë se këto procedura do të jenë një sfidë më vete, sepse, sipas tij, “një pjesë e konsiderueshme e Partisë Republikane në SHBA e sheh ndihmën e huaj me sy skeptik, nëse jo armiqësor”.

“Kjo mund të jetë koha për ta çuar përpara projektligjin për Ballkanin, sepse në Dhomën e Përfaqësuesve ka disponim për kalimin e disa paketave. Por, mund të jetë edhe vështirë, sepse nëse ndahen më shumë para për Ukrainën dhe për Izraelin, shtrohet pyetja: a do të jenë të gatshëm anëtarët e Kongresit të miratojnë paketë të re ndihme edhe për Ballkanin? Do të shohim se si do të zhvillohet situata”, thotë ai.

Në Shtetet e Bashkuara sivjet është vit zgjedhor dhe Kupchan thotë se do të ishte më mirë të tentohej që legjislacioni për Ballkanin të miratohet tani – gjatë administratës aktuale. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

SHBA-ja dhe Irani thonë se kanë shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani thonë se kanë shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

​Infermierët e QKUK-së kërkojnë rritje page dhe trajtim të barabartë

​Infermierët e QKUK-së kërkojnë rritje page dhe trajtim të barabartë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohen 4 persona për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë

Kreu i FIFA-së, Infantino e konfirmon, Ronaldo pritet të luaj në Kupën e Botës për Klube

Kreu i FIFA-së, Infantino e konfirmon, Ronaldo pritet të luaj në Kupën e Botës për Klube

Hoti: Deklarimi i Kallas për masat ishte më shumë qëndrim politik

Hoti: Deklarimi i Kallas për masat ishte më shumë qëndrim politik

Palushi: Nga 19 kompani vetëm KESCO na ka ofruar ofertë

Palushi: Nga 19 kompani vetëm KESCO na ka ofruar ofertë

Serie A, zgjedh më të mirët e sezonit, McTominay MVP i vitit

Serie A, zgjedh më të mirët e sezonit, McTominay MVP i vitit

Epoka e Alonsos te Real Madridi do të nis javën e ardhshme

Epoka e Alonsos te Real Madridi do të nis javën e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X