TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Manovra e votave në Kosovë – Rinumërimi nxjerr parregullsi të mëdha, kandidatët distancohen

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, rinumërimi i votave në disa komuna të Kosovës ka nxjerrë në pah manipulime të mundshme.

Rasti më i dukshëm është ai i Komunës së Prizrenit, ku kandidatët raportojnë ndryshime të votave të tyre, disa me dallime të konsiderueshme, të tjerët më të vogla, por asnjë nuk ka shpëtuar nga ndikimi i mundshëm në proces.

Driton Selmanaj, kandidat për deputet nga LDK-ja ka bërë të ditur se 895 vota të tij janë përshkruar rrejshëm. Ai distancohet plotësisht nga çdo manipulim të mundshëm dhe kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive. Selmanaj ka theksuar se kjo nuk është një dukuri e izoluar, por një problem që, sipas tij, ka ndodhur në të gjithë Kosovën dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë për të zbardhur skemën e abuzimit.

Edhe Anton Quni nga LDK-ja ka reaguar pas rinumërimit të votave në Prizren, duke theksuar se çdo rritje artificiale e votave në emrin e tij është bërë pa dijeninë e tij dhe pa qëllim të ndonjë manipulimi. Ai u zotua të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për të zbardhur rastin dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të respektohet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rinumërimi i pjesshëm i votave ka nxjerrë në pah një skemë manipulimi me përmasa shqetësuese. Ai ka bërë thirrje që çdo votë të rinumërohet një për një, duke theksuar se pa një rinumërim të plotë, integriteti i zgjedhjeve nuk mund të sigurohet. Haradinaj ka kritikuar mungesën e veprimeve nga Prokuroria dhe ka apeluar tek të gjitha mekanizmat relevantë që të mbrojnë votën e qytetarit, duke paralajmëruar se çdo lëvizje tjetër mund të ketë pasoja të pariparueshme për demokracinë.

Këto raste kanë nxitur reagime edhe në nivel institucional. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se çdo indikacion për manipulim të votës është i papranueshëm dhe kërkon konkluzione të shpejta dhe të qarta nga organet kompetente për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e procesit zgjedhor vlerësojnë se manipulimet e votave mund të jenë pjesë e një skenari të organizuar, ku abuzohet masivisht me vullnetin e qytetarëve për të mbuluar devijime në të gjitha subjektet politike. /teve1.info/

Tags: AAKLDKpdkrinumërimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

“InfoNata” 15.10.2026

“InfoNata” 15.10.2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Mustafa për situatën në Shqipëri: Dështimi i parë është presidenti i shtetit, zoti Begaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën