TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Ali Shaath, kreu i Komitetit Kombëtar Palestinez për administrimin e Rripit të Gazës, njoftoi të shtunën nga Kajro përbërjen e komitetit dhe fillimin e punës së tij me një plan urgjent ndihme, përpara zhvendosjes në Gaza.

Njoftimi vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi formimin e Bordit të Paqes dhe miratoi përbërjen e komitetit, një nga katër organet e caktuara për të menaxhuar fazën kalimtare të territorit.

Shaath, akademik me doktoraturë në inxhinieri, do të kryesojë komitetin, i cili përfshin 11 figura palestineze përgjegjëse për sektorë kyç si ekonomia, shëndetësia, arsimi, strehimi, siguria e brendshme, financat dhe shërbimet komunale.

Anadolu njofton se sipas Shaath, komiteti përfshin inxhinierin Ayed Abu Ramadan, të caktuar për portofolin e ekonomisë, tregtisë dhe industrisë; Abdel Karim Ashour, bujqësi; Ayed Yaghi, shëndetësi; inxhinierin Osama al-Saadawi, strehim dhe tokë; dhe Adnan Abu Warda, drejtësi, tha Shaath.

Ai tha se Gjeneral Major Sami Nasman u caktua për dosjen e brendshme dhe të sigurisë së brendshme; Ali Barhoum do të mbikëqyrë bashkitë dhe ujin; financat Bashir Al-Rayes; çështjet sociale Hanaa Terzi; arsimin Jabr al-Daour; dhe inxhinierin Omar al-Shamali për telekomunikacionin.

“Ne njoftojmë nga Kajro krijimin e një komiteti që ka ardhur për t’i shërbyer popullit tonë, me qëllim heqjen e padrejtësisë historike që ka vuajtur populli i Gazës”, tha Shaath, duke theksuar se qëllimi kryesor është lehtësimi i vuajtjeve humanitare dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.

Ai falënderoi Egjiptin dhe presidentin Abdel Fattah al-Sisi, si dhe vendet ndërmjetësuese, veçanërisht Katarin dhe Turqinë, për mbështetjen ndaj Gazës.

Shaath bëri të ditur se komiteti ka miratuar planin egjiptian të rindërtimit dhe rimëkëmbjes së Gazës, i miratuar nga Liga Arabe dhe OIC, si bazë të punës së tij.

Plani parashikon fillimisht strehim emergjent përmes njësive të parafabrikuara, rivendosjen e shërbimeve bazë dhe hapjen e pikës kufitare Rafah, të cilën Shaath e cilësoi si “rrugën më jetësore të Gazës për ndihmë humanitare”.

Izraeli e ka mbajtur të mbyllur pikën që nga maji 2024, duke lejuar vetëm ndihmë të kufizuar.

Shaath tha se po diskutohen spitale fushore dhe evakuimi i rreth 20,000 të plagosurve për trajtim jashtë vendit, ndërsa për arsimin kërkoi programe intensive për fëmijët e privuar nga shkollimi për më shumë se dy vjet. Ai theksoi gjithashtu krijimin e vendeve të përkohshme të punës përmes projekteve të pastrimit dhe riciklimit.

“Faza aktuale shënon fillimin e përpjekjeve të ndihmës”, tha ai, duke shtuar se ajo do të pasohet nga rimëkëmbja dhe rindërtimi për të garantuar stabilitet afatgjatë në Gaza.

Komiteti vepron sipas planit 20-pikësh të Presidentit Trump, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 17 nëntor, dhe është një organ jopolitik për menaxhimin e shërbimeve civile.

Hamas ka deklaruar se do të lehtësojë dorëzimin e administrimit dhe do të mbështesë suksesin e komitetit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën