Ramush Haradinaj ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij nga ditët e para të luftës, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.
Ish-kryetari i Aleancës, ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Mehmetajt, duke e falënderuar atë për kontributin dhe shërbimin ndaj atdheut.
“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani. Ngushëllimet më të sinqerta familjes atdhetare Mehmetaj, miqve e bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.




