TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

by tëvë1
12 minuta ago
0
A A
Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar lidhur  me mundësinë e votimit të Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës, që në senacën e së premtes është në rend dite.

Në një reagim të publikuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, i është bërë thirrje Kuvendit që të ketë konsultime të mëtejshme brenda institucioneve, por me Bashkimin Evropian.

“I bëjmë thirrje Kuvendit që të marrë kohë për konsultime të mëtejshme, si brenda institucioneve të vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje më të përshtatshme”, thuhet nga reagim.

Sipas ambasadës britanike ndryshimet e propozuara nuk do janë në interes të Kosovës, duke shtuar se kanë parasysh edhe shqetësimet për aktgjykimin e Hagës.

“Ne kemi shqetësimin se ndryshimet e propozuara nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës, por përkundrazi, do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë. Kemi marrë plotësisht parasysh reagimet e forta dhe shqetësimet e shprehura lidhur me aktgjykimet e fundit. Megjithatë, besojmë se synimet e Kosovës mund të arrihen më së miri duke vazhduar respektimin e zotimeve ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet nga ambasada britanike.

Për mundësinë e votimit të këtij ligji ka  reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe ambasada gjermane, që kanë shprehur shqetësimet e tyre.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Berisha kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales: Ka rënë në duart e “adoleshentëve politikë”, s’dinë çfarë po bëjnë

Berisha kritikon PDK-në për Ligjin e Speciales: Ka rënë në duart e “adoleshentëve politikë”, s’dinë çfarë po bëjnë

Kusari-Lila në Portugali, diskuton për një linjë ajrore direkte ndërmjet dy vendeve dhe forum të përbashkët ekonomik

Kusari-Lila në Portugali, diskuton për një linjë ajrore direkte ndërmjet dy vendeve dhe forum të përbashkët ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën