TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndaj 10 gjyqtarëve e 5 prokurorëve, masa disiplinore

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Ndaj 10 gjyqtarëve e 5 prokurorëve, masa disiplinore

10 gjyqtarë dhe 5 prokurorë brenda një viti morën masa disiplinore nga Këshillat përkatës. Këto vendime që variojnë nga zvogëlimi i lartësisë së pagës e deri tek degradimi i përhershëm i pozitës, vlerësohet se nuk janë veprime të mjaftueshme.

Në vazhdimësi ka ankesa për akterë të sistemit të drejtësisë.

Vetëm ndaj gjyqtarëve për një vit, janë pranuar 123 njoftime për pranim të ankesave disiplinore të paraqitura nga persona fizik dhe juridik.

Për 10 prej tyre sipas KGJK-së, janë marrë vendime.

“1 vendim: Zvogëlim i përkohshëm i pagës në lartësi prej 40% për 4 muaj; 4 vendime: Lirim nga përgjegjësia disiplinore; 2 vendime: Propozim për shkarkim; 2 vendime: Vërejtje publike me shkrim; 1 vendim: Transferim i përhershëm nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal i Gjykatës Themelore në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Kundërvajtje i të njëjtës gjykatë”, kanë thënë nga KGJK.

Më pak në numër ishin ankesat ndaj prokurorëve të shtetit.

Përgjatë vitit 2023, KPK-ja, pranoi 8 kërkesa për inicim të procedurës disiplinore.

“Autoritetet kompetente që ka ushtruar kërkesë për inicim të procedurës disiplinore janë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 6 kërkesa, si dhe nga Prokuroria Themelore në Prizren, me 2 kërkesa. Me vendim të Këshillit Prokurorial janë shqiptuar 5 masa disiplinore për 6 raste disiplinore. Një rast nuk është gjetur përgjegjës për shkelje disiplinore por rasti është dërguar në performancë dhe një rast i vitit 2023 është në shqyrtim në Këshill”, kanë deklaruar nga KPK.

E gjithë këto ankesa dhe vendime për procedura disiplinore, po konsiderohen si shpërfaqje e gjendjes së sistemit të drejtësisë, për çka kërkohet më shumë veprime nga ana e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial.

“Këshillat duhet të jenë më aktiv në drejtim të adresimit të përgjegjësisë dhe adresimit të llogaridhënies për sistemin gjyqësor, përkatësisht atë prokuroria. Për faktin se jo rrallë herë kemi qoftë edhe shpërfaqje hapur të pikëpamjeve qoftë të gjyqtarëve, qoftë të prokurorëve, që denigrojnë ose degradojnë kategori të caktuara të njerëzve”, ka deklaruar avokati Ardian Bajraktari.

Masat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, vijnë pas një periudhe pune nga ana e paneleve hetimore, që caktohen për secilin rast veç e veç.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën