TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci dënon deklaratat e Fatos Geci: Janë qëndrime individuale, nuk më njoftoi çfarë do të thoshte

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Nagavci dënon deklaratat e Fatos Geci: Janë qëndrime individuale, nuk më njoftoi çfarë do të thoshte

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar sot pas mbledhjes së kryesisë lidhur me deklaratat e deputetit të Guxo, Fatos Geci, të bëra në seancën parlamentare të së martës.

Nagavci tha se menjëherë pas deklarimit të Gecit në Kuvend është distancuar nga gjuha e përdorur, duke theksuar se qëndrimet e tij janë personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e subjektit të saj politik.

“E kam përsëritur edhe njëherë qëndrimin që është i ditur. LVV respekton dhe nderon vlerat e luftës së drejtë, të pastër të UÇK-së dhe beson që Gjykata Speciale është një padrejtësi që i është bërë Kosovës. Besojmë që ky mekanizëm ka të bëjë me një trajtim jo të drejtë dhe jo të barabartë, dhe të gjithë ata që kanë mundësuar krijimin e saj i kanë sjellë dëm Kosovës, me pasoja me të cilat po përballemi çdo ditë”, deklaroi Nagavci.

Ajo sqaroi se Geci vetëm kishte njoftuar se do të merrte fjalën, por nuk kishte bërë të ditur përmbajtjen e deklarimit që shkaktoi reagime të shumta.

“Ai ka kërkuar miratimin tim si kryetare e Grupit Parlamentar që të marrë fjalën, por në asnjë moment nuk e ka bërë të qartë se çfarë do të deklaronte. Fjalia që përdori me të drejtë shkaktoi debat dhe u dënua nga të gjithë”, u shpreh ajo.

Nagavci dënoi gjithashtu gjuhën seksiste të përdorur ndaj nënkryetares së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku.

“E dënoj një gjuhë të tillë, sidomos në Kuvend, por edhe në çdo institucion tjetër. Angazhimi ynë duhet të jetë që një gjuhë e tillë të mos përdoret në asnjë rast”, theksoi ajo.

Sa i përket masave eventuale ndaj Gecit, Nagavci theksoi se ai është deputet i partisë Guxo dhe se përgjegjësia për vendime të tilla i takon asaj partie.

“Janë deklarata individuale të deputetit Geci. Sa i përket masave dhe vendimeve, ai është pjesë e Guxo-s. Si Lëvizje kemi shprehur qëndrimet tona përmes kryeministrit, meje dhe kryetares së Kuvendit”, përfundoi Nagavci.

Tags: arberie nagvciFatos GeciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani pas vrasjes në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Haxhiu reagon pas vrasjes së dy personave në Gjilan: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

Zyrtare: Montella shkarkohet nga pozita e trajnerit të Turqisë

Zyrtare: Montella shkarkohet nga pozita e trajnerit të Turqisë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani pas vrasjes në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Haxhiu reagon pas vrasjes së dy personave në Gjilan: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Mujaj kritikon Specialen: Askush nuk mund ta cenojë sovranitetin e Kosovës

Mujaj kritikon Specialen: Askush nuk mund ta cenojë sovranitetin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën