TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Kuvendi i Kosovës mund të bëhet me përfaqësues të Luginës së Preshevës. Përfaqësimin po synon ta bëj Ragmi Mustafi, që garës i ka hyrë me Lëvizjen Vetëvendosje.

by Fetije Kamberi
6 muaj ago
2 0
A A

Rrugën po e bën nga sheshi kryesor i kryeqytetit.

Por ndalesa e tij është disa metra larg.

Ragmi Mustafi nga Lugina e Preshevës, synim e ka Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e 7 qershorit ai është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më herët, në këtë institucion nuk ka pasur përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Për Mustafin, kjo rrugë po bëhet më shumë që të jetë zëri i qytetarëve që janë nga tri komunat shqiptare.

“Lugina e Preshevës dhe Kosova nuk janë dy bota të ndryshme, nuk janë dy histori të ndryshme, është po e njëjta histori. Angazhimi do të jetë akomodimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që janë tashmë në Kosovë e që të krijohet hapësirë për mundësi të barabarta për të gjithë ata dhe njëkohësisht për të gjithë shqiptarët që janë duke jetuar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ti krijojmë hapësirë që të mbesin aty përmes mbështetjes së Qeverisë së Kosovës, si për studentë, për bursa e kuota”, ka thënë Mustafi për Tëvë1.

Ai madje thotë se ka marrë përkrahje nga qytetarë për të arritur këtë synim.

“Ka ardhë koha përfundimisht që edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës të jetë një zë aktiv i drejtpërdrejt dhe autentik i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kanë ardhë shumë urime, shumë urata, shumë mbështetje gjithandej nga shqiptarët që janë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sepse ashtu ku na rrahin zemrat bashkë të Luginës dhe Kosovës, ashtu do të shkrijmë kufirin si në sport,si në art e kulturë, do të shkrijmë këtë më dashninë e madhe”, thotë Mustafi.

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar ka një thirrje për të gjithë bashkëvendësit e tij që jetojnë në Kosovë.

“Kanë të drejtë vote një numër i konsiderueshëm sa i përket këtu në Prishtinë, Fushë Kosovë në Gjilan e Kamenicë dhe gjithandej nëpër Kosovë, unë besoj se të gjithë ata do të votojnë për ato që janë të rëndësishme për ta. Por unë i ftoj të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe numrin tim 45 në të cilin jam unë, në mënyrë që bashkërisht të rrahin zemrat aty ku do të trajtohet çështja e Luginës me seriozitet”, shprehet ai.

Para Mustafit edhe disa kandidatë të tjerë nga Lugina e Preshevës kandiduan për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, asnjëri nga ta nuk ia doli që të siguroj ulëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën