TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati: Rama në vend se të kërkojë fajtorin, të përqendrohet në kryerjen e punëve që ka premtuar

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Murati: Rama në vend se të kërkojë fajtorin, të përqendrohet në kryerjen e punëve që ka premtuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas akuzës së kryetarit Perparim Rama ndaj Qeverisë për mos mbështetje në projektet madhore të kryeqytetit.

Murati ka thënë se Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse sipas tij nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton.

Ai po ashtu ka publikuar një grafikon në të cilin siç ka thënë paraqitet mbështetja buxhetore që Qeveria i ka dhënë Komunës së Prishtinës nëpër vite.

“Grafikoni më poshtë paraqet mbështetjen buxhetore që Qeveria i ka dhënë Komunës së Prishtinës nëpër vite (me ngjyrë të kaltër). Siç edhe mund të shihet, ka rritje të theksuar të mbështetjes me buxhet nga Qeveria në tri vitet e fundit. Por ç’e do këtë rritje kur Komuna e Prishtinës në vazhdimësi e mbyll vitin me suficit, sepse nuk arrin të implementojë buxhetin që vet e harton. Në vitin që sapo lamë pas, suficiti (buxheti i pashpenzuar) i Komunës së Prishtinës rezulton mbi 33 milionë euro. Po kaq, 33 milionë euro, është buxheti i Komunës së Podujevës. Pra imagjinoni se sa punë arrin të bëjë Komuna e Podujevës me këtë buxhet, kaq pra i tepron Komunës së Prishtinës e qytetarëve të Prishtinës u mohohen ato projekte për shkak të mos-realizimit. Andaj, Kryetari i Komunës Rama, në vend se të kërkojë fajtorin gjetiu, bën mirë që të përqëndrohet në kryerjen e punëve për të cilat u ka premtuar qytetarëve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, të enjten në një konferencë për media tha se disa projekte po mbesin pa u funksionalizuar në mungesë të përkrahjes nga Qeveria e Kosovës.

“Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.

Rama akuzon Qeverinë: S’po i përkrah projektet e Prishtinës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

Prokuroria Speciale po heton edhe një lokacion të tretë lidhur me varrezat masive në Zubin Potok

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin e gjykatës

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Apple bllokon përkohësisht Telegram nga App Store

Apple bllokon përkohësisht Telegram nga App Store

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin e gjykatës

Shoqata e Qumështorëve: Vaji i palmës duhet të ndalohet në fabrikat e përpunimit të qumështit

Shoqata e Qumështoreve kërkon të ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi insiston për Sorlothin

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën