TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

by teve1
1 muaj ago
3
A A
Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka marrë masa të përkohshme parandaluese dhe ka urdhëruar intensifikimin e kontrolleve për aflatoksinën, pas konfirmimit të tejkalimit të nivelit maksimal të lejuar të Aflatoksinës B1 (AFB1) në një produkt për ushqim të kafshëve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të koncentratit për lopë qumështore “SELECT MILK GR”, të prodhuar nga DE HEUS D.O.O. në Serbi, pasi në të është konstatuar nivel i lartë i Aflatoksinës B1.

Sipas vendimit, është urdhëruar tërheqja e produktit, izolimi i sasive të mbetura dhe gjurmimi i shpërndarjes së tij deri te fermat ku është përdorur.

Njëkohësisht, është vendosur masë e përkohshme parandaluese për 30 ditë ndaj importit të koncentrateve dhe përzierjeve me bazë misri për lopë qumështore dhe viça, me origjinë ose të prodhuara në Republikën e Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe, AUV është obliguar të kryejë një vlerësim të dokumentuar të rrezikut, mbi bazën e të cilit do të përcaktohen masat e mëtejshme.

Po ashtu, janë intensifikuar kontrollet për AFB1 në misër dhe produktet me bazë misri të destinuara për ushqim të kafshëve, me fokus të veçantë te ushqimi për lopët qumështore.

Masat përfshijnë kontrolle të shtuara, marrjen e mostrave dhe analiza laboratorike.

Ministria ka bërë të ditur se masat janë të përkohshme dhe parandaluese dhe do të rishikohen në bazë të rezultateve laboratorike dhe vlerësimit të rrezikut.

Qëllimi i këtyre masave është identifikimi i rrezikut në burim, mbrojtja e shëndetit publik dhe parandalimi i hyrjes së produkteve jokonforme në zinxhirin ushqimor./teve1.info/

AUV tërheq nga tregu produktin “SELECT MILK GR” të Serbisë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën