TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

by teve1
59 minuta ago
1
A A
Motra e njërit prej “23 intelektualëve”: Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Teksa në Zubin Potok po vazhdojnë gërmimet pas dyshimeve për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, emisioni “Ditari” në Tëvë1 ka sjellë rrëfimin e Lutfije Ademi-Vokshit, motrës së Adem Ademit, njërit prej anëtarëve të grupit të njohur si “23 intelektualët”.

Ajo ka kujtuar momentin kur për herë të parë mori lajmin se vëllai i saj ishte zhdukur.

Sipas saj, fillimisht nuk kishte besuar se një gjë e tillë mund të kishte ndodhur, pasi Ademi kishte ndihmuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

“Kur e kam kuptuar që ai nuk është, unë kam qenë në Maqedoni. Ka qenë e pabesueshme, sepse ai kishte shërbyer për ushtarët e UÇK-së. Pas masave të dhunshme që kishin hyrë në spitalin e Mitrovicës, ai ishte larguar si i padëshirueshëm dhe kishte shërbyer në Shalë të Bajgorës dhe kudo që kishte pasur nevojë për të”, ka deklaruar Ademi-Vokshi.

Ajo ka treguar se lajmin për zhdukjen e vëllait e kishte marrë nga vëllai në Gjermani, me të cilin kishte komunikuar vazhdimisht gjatë kohës së luftës.

“Një vëlla e kam në Gjermani dhe përmes tij kam marrë informacione për pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai më tha se kishte dëgjuar që Ademi kishte humbur diku. Unë i thashë se nuk është e vërtetë, sepse besoja se përderisa në Kosovë të ekzistonte ushtari i fundit i UÇK-së, do të ishte edhe vëllai ynë”, ka rrëfyer ajo.

Pas përfundimit të luftës, familja nuk kishte marrë asnjë informacion të saktë për fatin e Adem Ademit.

Ajo ka treguar se kishte pasur shumë versione për vendndodhjen e tij, por asnjëra nuk ishte konfirmuar.

“Disa thoshin se kishte dalë në Shqipëri, disa se ishte diku tjetër, ndërsa disa thoshin se ishte në listat e të burgosurve serbë. Por kur u kontrolluan listat e të burgosurve që Serbia i kishte marrë nga burgjet e Kosovës dhe i kishte dërguar në Serbi, Ademi nuk ishte askund”, ka thënë Ademi-Vokshi.

Duke kujtuar takimin e fundit me vëllain e saj, Ademi-Vokshi ka treguar se ai kishte hapur një ordinancë private në Mitrovicë pas largimit nga vendi i punës në spital.

“Vajza ime ishte në shkollën e mesme të mjekësisë dhe për temën e diplomës i duhej material. Ku më mirë se prej tij. Kemi udhëtuar me autobus për shkak të pikave të kontrollit të policisë serbe në rrugë. Gjithmonë kam pasur frikë se mos më njohin si motra e doktorit, sepse Ademi kishte pasur edhe fletëarrest nga serbët. Por kemi kaluar dhe kemi shkuar në ordinancën e tij në pjesën jugore të Mitrovicës. Aty e kam parë për herë të fundit”, është shprehur ajo.

Lidhur me gërmimet në Zubin Potok dhe mundësinë që mbetjet e gjetura t’i përkasin vëllait të saj dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit “23 intelektualët”, Ademi-Vokshi është shprehur me bindje se mund të bëhet fjalë për ta.

“Dyshimi im është 90 për qind se bëhet fjalë për grupin e vëllait tim, sepse në ato male janë zënë nga policia serbe. Ne si familje besojmë se aty janë pjesëtarët e 23 intelektualëve..”, ka theksuar Ademi-Vokshi.

Ndërkohë, e pyetur nëse institucionet e Kosovës kanë bërë mjaftueshëm për kërkimin e “23 intelektualëve” dhe personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës, ajo ka thënë se procesi, sipas saj, ka nevojë edhe për përfshirjen dhe trysninë e faktorit ndërkombëtar.

“Qeveria jonë pa ndërkombëtarët nuk mund të bëjë asgjë, sepse vetëm me trysninë ndërkombëtare mund të gjenden të gjithë deri te ai personi i fundit që sot neve na mungon. Besoj që qeveritë kanë qenë gjithmonë të interesuara për çështjen e personave të zhdukur, sidomos kohët e fundit edhe Komisioni Qeveritar me kryetar Andin Hotin, i cili personalisht e ka babain e pagjetur. Nëse me asgjë tjetër, ai na kupton me ndjenja, sepse e përjeton të njëjtën brengë”, ka përfunduar Ademi-Vokshi./teve1.info/

Tags: Adem AdemigërmimeLufta ne Kosovembetje mortorepersona të zhdukurzubin potok
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari – Lila njofton se nga 6 gushti fillojnë kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit

Kusari – Lila njofton se nga 6 gushti fillojnë kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Dyshohet se përvetësoi gjysmë milioni euro, Prokuroria kërkon paraburgim

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

MMPH ua ndërpreu kontratat e punës 9 zyrtarëve nga komuniteti serb për mungesë të vazhdueshme në punë

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën