Ka përfunduar protesta e sotme në Prishtinë, e cila për disa orë u shoqërua me tensione pranë ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Pas disa orësh, situata është qetësuar dhe protestuesit kanë filluar të largohen nga sheshi “Skënderbeu”.
Gjatë mbrëmjes, protestuesit ishin mbledhur sërish në numër të madh pranë institucioneve, ndërsa situata ishte tensionuar pas hedhjes së mjeteve piroteknike dhe reagimit të Policisë së Kosovës me gaz lotsjellës.
Protestës iu bashkuan edhe deputetë të PDK-së dhe Aleancës, të cilët qëndruan pranë protestuesve.
Policia kishte vendosur kordon para hyrjeve të Qeverisë dhe Kuvendit, ndërsa gjatë mbrëmjes kishte pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.
Protesta “Jo në emrin tim” pritet të vazhdojë edhe nesër, me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.







