Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet mot më i ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Sipas IHMK-së, reshjet në disa zona pritet të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31 gradë.
Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë, nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.




