TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Kulturës thotë se punimet në “Ishullin Urban” po zhvillohen pa pëlqimin e organeve përkatëse

by tëvë1
34 minuta ago
1
A A
Ministria e Kulturës thotë se punimet në “Ishullin Urban” po zhvillohen pa pëlqimin e organeve përkatëse

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shprehur shqetësime për punimet që po zhvillohen nga Komuna e Prishtinës në hapësirën e Pallati i Rinisë dhe Sporteve, duke i cilësuar ato si ndërhyrje të kryera pa procedurat e nevojshme institucionale.

Në një konferencë për media, sekretari i ministrisë, Bislim Bislimi, tha se projekti “Ishulli Urban” është duke u realizuar pa pëlqimet përkatëse nga organet e trashëgimisë kulturore, çka sipas tij përbën shkelje të kornizës ligjore.

Ai sqaroi se javën e kaluar nuk ka pasur një vendim të ri për ndalim të punimeve, por vetëm verifikim të zbatimit të një vendimi ekzistues të vitit 2024. Bislimi shtoi se situata mbetet nën vëzhgim institucional dhe se çdo veprim në atë zonë duhet të bëhet në përputhje me ligjet dhe procedurat në fuqi.

“Aktiviteti ndërtimor ka të bëjë me projektin e Komunës së Prishtinës ‘Ishulli Urban’, i cili pjesërisht shtrihet në hapësirën e mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe prek ndërtesën në mbrojtje ligjore, si dhe hapësirën e destinuar për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, dhe nuk posedon pëlqimet adekuate të institucioneve kompetente të trashëgimisë kulturore. Është me rëndësi të theksohet se Kuvendi Komunal i Prishtinës, më 29 prill 2022, ka lëshuar vendim me të cilin caktohet lokacioni për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në po të njëjtat parcela, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimore të kundërligjshme dy vite më vonë me 30 Tetor 2024. Ka lëshuar leje ndërtimore në një pronë e cila tashmë ka të drejta shfrytëzimi, domethënë ka lëshuar leje ndërtimore mbi ndërtime të huaja”, deklaroi Bislimi.

Sekretari i ministrisë ka drejtuar kritika edhe ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se deklaratat e tij kanë krijuar keqkuptime dhe nuk pasqyrojnë saktë qëndrimin e institucioneve.

“Takimi i fundit është mbajtur më 21 maj 2026 në hapësirat e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, ku përgjegjësit e të dy palëve janë dakorduar që në mënyrë të domosdoshme nevojitet harmonizimi i tri projekteve. Ndërsa çuditërisht, në të njëjtën kohë sa zhvillohej takimi i profesionistëve me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kemi pasur në media kryetarin e komunës, zotëri Rama, i cili del me deklarata që nuk i kontribuojnë zbardhjes së të vërtetës, kanë për qëllim hudhjen e një sërë dezinformatash në lidhje me rolin e Ministrisë së Kulturës dhe që shihet qartë se i njëjti nuk ka asnjë vullnet për të gjetur zgjidhje që projekti i ‘Ishullit Urban’ të realizohet në atë mënyrë që nuk do të dëmtonte asnjë projekt tjetër dhe po ashtu do të ishte brenda ligjeve në fuqi”, tha Bislimi.

Ai thotë se institucionet e trashëgimisë kulturore kanë miratuar disa projekte të Komunës së Prishtinës pas aplikimeve zyrtare, duke theksuar se më herët ka pasur deklarata të komunës që i kanë kontestuar këto institucione dhe procedurat e tyre. Sipas tij, shembuj konkretë tregojnë se projektet janë aprovuar kur janë ndjekur rregullat dhe procedurat ligjore.

“Institucionet e trashëgimisë kulturore, siç dihet kohët e fundit kanë aprovuar një sërë të projekteve të Komunës së Prishtinës pas aplikimeve të tyre nëpër institucione pavarësisht se vitin e kaluar, publikut i thoshin se nuk e njohin listën e aseteve të trashëgimisë kulturore dhe as autoritetin institucional të këtyre institucioneve. Shembull për këtë është rruga “Qamil Hoxha” të cilën komuna megjithëse thoshte se nuk aplikon për leje se s’ka nevojë, ka aplikuar për leje dhe e ka marrë lejen pa pasur kurrfarë qëllimi për ta bllokuar komunën siç tashmë është bërë si zhargon i zakonshëm, i mërzitshëm dhe i pavërtetë i Komunës së Prishtinës në dëm dhe cenim të drejtpërdrejtë të rolit të institucionit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Shembull tjetër është miratimi i instalimeve nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”. Edhe tek sheshi “Xhorxh Bush”, aty janë zhvilluar disa skena qesharake, disa teatro absurde nga ana e komunës së Prishtinës vitin e kaluar dhe i dimë pretendimet e komunës se nuk do të aplikojnë sepse nuk kanë nevojë të aplikojnë, kanë aplikuar dhe i kanë marrë pëlqimet për realizimin e projektit të instalimeve nëntokësore, ndërsa pjesa tjetër mbetet të finalizohet dhe të respektohen standardet e ligjshmërisë dhe standardet profesionale dhe më pas asnjë institucion nuk e bllokon askënd. Sepse nuk ka mundësi ta bllokojë, sepse ka kontroll, ka gjykatë, ka institucione që e kontrollojnë njëra-tjetrën. Sapo të kemi respektim të ligjit dhe standardeve profesionale, çdo projekt do të miratohej por në rastin e hapësirës përreth Pallatit të Rinisë kjo jo vetëm që nuk është bërë, por kemi pasur zhvillime që nënkuptojnë dëmtim flagrant të miliona eurove për buxhetin publik” , u shpreh Bislimi.

Ai u shpreh se Ministria e Kulturës dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë të hapura për dialog me Komunën e Prishtinës, në mënyrë që projektet të përputhen me ligjin dhe kërkesat profesionale.

Inspektorati për Trashëgimi Kulturore, në nëntor të vitit 2024, ka ndaluar zhvillimin e aktiviteteve ndërtimore nga Komuna e Prishtinës. Aktivitete pa leje nga institucionet e trashëgimisë kulturore në hapësirat përkatëse të aseteve në mbrojtje ligjore, përkatësisht brenda kufirit të monumentit Pallati i Rinisë dhe Sporteve si dhe brenda kufirit të zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës.

MKRS ka nënshkruar kontratë për zhvillimin e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit. Sipas Bislimit, veprimet e komunës janë të tilla që e pamundësojnë zhvillim e këtij projekti./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen e Konjufca flasin për hapat e ardhshëm në dialog

Sorensen e Konjufca flasin për hapat e ardhshëm në dialog

​Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajt

​Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajt

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11:00, japin detaje nga KEDS

Franca ia ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit izraelit

Franca ia ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit izraelit

Sorensen e Konjufca flasin për hapat e ardhshëm në dialog

Sorensen e Konjufca flasin për hapat e ardhshëm në dialog

​Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajt

​Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajt

Ministria e Kulturës thotë se punimet në “Ishullin Urban” po zhvillohen pa pëlqimin e organeve përkatëse

Ministria e Kulturës thotë se punimet në “Ishullin Urban” po zhvillohen pa pëlqimin e organeve përkatëse

​Shpërthim në një minierë në Kinë, të paktën 90 të vdekur

​Shpërthim në një minierë në Kinë, të paktën 90 të vdekur

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11:00, japin detaje nga KEDS

Franca ia ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit izraelit

Franca ia ndalon hyrjen në territorin e saj ministrit izraelit

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën