tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Ministri Aliu thotë se rruga për Podujevë do të nis së shpejti

teve1 nga teve1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për rrugën e Podujevës thotë se brenda muajit maj pret të hapen ofertat dhe pas nënshkrimit të kontratave, të fillojnë punimet.

Aliu, në emisionin “Këndi i Debatit” thotë se në këtë muaj janë në fazën e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejtë presin fituesit.

“Jemi në fazën e vlerësimit të ofertave dhe presim shpalljen e fituesve shumë shpejtë. Vetëm presim përgjigje nga OShP-ja, tek ne është një faktor i paparashikueshëm, pra sa herë të kemi një tender, janë disa faktorë të tjerë të cilët nuk varen vetëm nga ne. Pra, ne mund ta procedojmë në prokurim një, por është një autoritet tjetër që është OShP-ja”, tha ai në Tëvë1.

Për projektin e Podujevës, Aliu, thotë se nuk pret zvarritje.

“Nuk pres që do të ketë ndonjë zvarritje të stërmadhe, sepse janë edhe afatet. Presim që shpallja e fituesve të bëhet tani brenda majit, ose brenda javës. Unë presë që brenda majit të hapen ofertat dhe pastaj të pritet faza e ankesave e përgjigjet nga UShP-ja, nënshkrimet e kontratave, dhe pas nënshkrimeve do të fillojnë punimet te ajo pjesa, njëjtë edhe tek pjesa nga Kieva deri në Dollc”, tha ministri.

Ndërsa, për vitin që vjen, ministri thotë se projekti nga Dollci në Zahaq dhe ai nga Gjilani te Dheu i Bardhë do t’i fillojnë procedurat e prokurimit.

“Kemi pasur telashe te projektet e mirëmbajtjes, ku shumë prej projekteve nuk kanë mundur të nënshkruhen kontratat për shkak të UShP-së. Presim që rruga e Podujevës të kryhet njëjtë në situatë paralele të themi me pak ditë mbrapa, është në fazën e trajtimit në prokurim, është pjesa nga Kieva deri në Dollc. Bëhet fjalë për dy LOT-e, në LOT-in e parë kemi pas ankesat e banorëve, të cilat i kemi marrë seriozisht dhe i kemi adresuar. Dhe, pastaj në vitin që vjen janë dy projekte që presim të fillojnë procedurat e prokurimit janë nga Dollci në Zahaq, dhe nga Gjilani në Dheun e Bardhë”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: Liburn AliuPodujeveprocedura

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.